Ethet afrikane të derrave (EAD): rreziqet nga ushqimi për kafshë, qëndrimi dhe transporti

Këshillat e fundit të EFSA mbi ethet afrikane të derrave shikojnë rrezikun e futjes së virusit në rajone jo të prekura të BE-së përmes rrugëve të tilla si ushqimi për kafshe, materialet e përdorura për qëndrimin e derrave dhe automjetet e zbrazëta të transportit të derrave që kthehen nga zonat e prekura. 

Opinioni shkencor konkludon se potenciali për transmetim përmes këtyre rrugëve është më i ulët sesa për disa të tjera – të tilla si lëvizja e derrave të gjallë shtëpiak ose lejimi i kontaktit midis derrit të egër dhe derrave të bute – por një rrezik që nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Është zhvilluar një model për të radhitur riskun nëpërmjet mënyrave të ndryshme të transmetimit – ose matrica –duke përdorur rezultatet nga një kërkesë e njohurive të ekspertëve (EKE). EKE u bazua në prova nga një kërkim i literaturës dhe një konsultim publik.

Shtatëmbëdhjetë produkte dhe matrica u vlerësuan dhe u renditën për gjasat e tyre relative të kontaminimit me virusin në zonat e prekura nga EAD dhe infektimin e derrave në zonat jo të prekura. Ushqimi i përbërë (pure, ushqimi për kafshe në formë pelet), aditivët e ushqimit dhe automjetet e kontaminuara ishin renditur më lart.

Për të zvogëluar rrezikun e futjes së virusit në fermat e derrave përmes ushqimit, materialeve të përdorura për fjetje dhe automjeteve të transportit, opinioni shkencor rekomandon respektimin e rreptë të proceseve përkatëse të dekontaminimit dhe magazinimit për të gjitha produktet e zhvendosura nga zonat e prekura nga AED në zona të paprekura.

Për me shume informacion mbi çështjen, mund te gjeni Opinionin Shkencor të plotë në web të EFSA në link: https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2021.6558

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme