AKU ka kryer 549 inspektime dhe monitorime

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 29 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra në monitorim të produktit qumësht.

AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 528 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.

Gjatë monitorimit është konstatuar se subjektet i respektojnë kushtet higjieno-sanitare dhe respektohet përdorimi i dorezave dhe maskave.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme