Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Bledar Skënderi : Siguria ushqimore qëllimi i punës sonë të përbashkët

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit Z, Bledar Skënderi gjatë takimit të sotëm me  krerët e 12 drejtorive rajonale të AKU-së, pranë Drejtorisë së Përgjithshme, kërkoi angazhim maksimal të të gjitha drejtorive rajonale, në  garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Krahas kontrolleve për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore, Z.Skënderi  theksoi rëndësinë edhe të këshillimit të bizneseve, duke vepruar brenda kuadrit ligjor.

Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së u kërkoi drejtorëve rajonalë që të gjithë operatorët e biznesit duhet  tashmë të pajisen me etiketë konform VKM-së së re të etiketimit, duke shtuar se ky proces duhet të shkojë drejt përfundimit, për produktet të cilat janë hedhur në treg, pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je.

Rëndësia e mbjelljeve të kulturave të vjeshtës, ka bërë që të intensifikohet kontrolli për treguesit cilësorë të farërave  dhe produkteve plehëruese që përdorën për mbjelljen e këtyre kulturave, prandaj marrja e mostrave  për analizim në të gjithë operatorët që ushtrojnë këto aktivitete, padyshim do të rrisë sigurinë e kulturave të vjeshtës, u shpreh drejtori i AKU-së.

Gjithashtu Z.Skënderi  shprehu mbështetjen e tij për të gjithë trupën e AKU-së pjesë e Task-Forcës Anti-Covid, e cila monitoron pandërprerë me këshillime në zbatim të protokolleve anti-covid bizneset, ashtu edhe qytetarët në mbajtje të detyruar të maskës  për mos shpërndarjen  e coronavirusit të ri.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.