AKU kryen 577 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 577 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë shtatë masa me paralajmërim  në biznese ushqimore, për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe mungesë të planit 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë  78 mostra në monitorim të qumështit, si dhe  janë marrë  mostra të MMSHB-ve për analizim.

Task-Forca pjesë e cilës është edhe AKU vijon me monitorimet në biznese ushqimore dhe jo ushqimore si dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor.

Gjithashtu rritja e masës këshilluese nga ana Taks-Forcës ka shërbyer  në sensibilizim të qytetarëve  për mbajtjen e detyruar të maskës, si mënyrë efikase për mbrojtjen nga shpërndarja e Covid-19.

AKU është e pranishme pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.