AKU kryen 377 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 377 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca vijon me monitorime dhe këshillime në të gjitha bizneset dhe nivelet e sistemit arsimor, në  respektim të protokolleve anti-covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të  rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit, si dhe mungesë të planeve DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 35 mostra në monitorim të qumështit, verës, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme