AKU kryen 335 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 335 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca vazhdon monitorimet nëpër kopshte e shkolla, por edhe në të gjitha bizneset duke këmbëngulur në zbatimin me përpikmëri të gjitha masave të protokollit të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve është dhënë në një biznes një masë administrative, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe janë dhënë 27 paralajmërime në biznese të tjera ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, higjienizim të mureve të ambienteve të punës etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 24  mostra në monitorim të qumështit, por dhe të analizimit të perimeve për mbetje pesticide.

AKU vijon kontrollet pandërprerë në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme