AKU kryen 469 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vazhduar inspektimin dhe monitorimin në biznese edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca në të gjitha monitorimet vijon me këshillime të vazhdueshme që çdo biznes të plotësojë protokollet e sigurisë, për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Gjatë inspektimeve ndaj një subjekti njësi tregtimi ushqimore është vendosur një masë administrative, për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, si dhe u bë bllokimi i 8.6 L dhe 9.2 Kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Nga trupat inspektuese të AKU-së janë dhënë edhe 31 paralajmërime nëpër OBU, kryesisht për mungesë të librezave shëndetësore, ambiente frigoriferike të pa sistemuara, ambiente prodhimi të pa sistemuara, analiza uji të parinovuara, mungesë të shërbimit 3D etj.

Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave, vijohet në monitorim të qumështit duke u marrë 17 mostra për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme