AKU kryen 287 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 287 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Kërkohet nga Taks-Forca që nga çdo biznes të zbatohet përpikmërisht protokolli i sigurisë anti- covid, mbajtja e detyruar e maskave në ambiente të brendshme, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancës fizike si e vetmja mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 22 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.