AKU kryen 502 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë ditës së sotme kanë kryer 502 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Monitorimet e Task-Forcës vazhdojnë pandërprerë duke insistuar në zbatim të përpiktë të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së virusit.

Gjate inspektimeve janë dhënë dy masa administrative në biznese ushqimore për mosrealizim të detyrave të lëna.
Një tjetër masë administrative është dhënë në një biznes, për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, si dhe është bërë bllokimi i subjektit deri në zbatim të gjithë detyrave të lëna nga trupa inspektuese.

Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 25 mostra për monitorim të qumështit si dhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.

AKU vazhdon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes të shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme