Okratoksina A në ushqim: vlerësimi i riskut për mykotoksinën për shëndetin e publikut

EFSA ka publikuar një opinion shkencor mbi risqet për shëndetin e publikut që lidhen me praninë e okratoksinës A (OTA) në ushqim – një mikrotoksinë e prodhuar natyrshëm nga myku që mund të gjendet në një sërë artikujsh ushqimorë që përfshijnë drithërat, mishrat në ruajtje, fruta të freskëta dhe të thata dhe djathi.

Janë grumbulluar të dhëna të reja që nga vlerësimi i fundit në 2006 që sugjerojnë se OTA mund të jetë gjenotoksike, duke dëmtuar në mënyrë direkte ADN. Ekspertët konfirmojnë gjithashtu që mund të jetë edhe kancerogjen për veshkat. Për këtë arsye, ekspertët kanë përllogaritur një limit ekspozimi. Ky është një mjet që përdoret nga vlerësuesit e riskut për të konsideruar shqetësime të mundshme për sigurinë që rrjedhin nga prania në ushqim dhe ushqim për kafshë të substancave që janë edhe gjenotoksike edhe kancerogjene.

Në opinionin e mëparshëm, EFSA përcaktoi një dozë javore të tolerueshme bazuar në toksicitetin dhe kancerogjitetin ne veshka.

Ekspertët tani kanë përdorur një qasje më konservative, duke përllogaritur dozën javore të tolerueshme dhe dolën në përfundimin se ka një shqetësim për shëndetin për shumicën e grupeve të konsumatorëve. Në lidhje me këtë, EFSA do të informojë Komisionin Evropian për diskutimin e vazhdueshëm mbi nivelet maksimale të lejuara të OTA në artikuj ushqimorë.

Vlerësimin e riskut për okratoksinën A në ushqim e gjeni në link:

https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2020.6113

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme