AKU kryen 454 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së me fokus sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19 ku kërkohet zbatimi me përpikmëri të protokollit të sigurisë.

Nga kontrollet e kryera është vendosur 1 administrative për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare si dhe u bë bllokimi deri në përmirësimin e kushteve.

Gjithashtu një ngarkesë me 336 kg qumësht është kthyer në vendin e origjinës në PIK Morinë, pasi nuk plotësonte kërkesat ligjore për të hyrë në vendin tonë.

Referuar Planit të marrjes së Mostrave, janë marrë 25 mostra qumështi dhe fruta perime për kryerjen e analizave laboratorike.

AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.