Drejtori i Përgjithshëm i AKU ndjek nga afër zbatimin e masave anti-COVID nga OBU-të në Vlorë

Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Robert Lili gjatë ditës së sotme ka ndjekur nga afër zbatimin dhe respektimin e masave të marra kundër përhapjes së Covid-19 nga ana e Operatorëve të Biznesit Ushqimor në qytetin e Vlorës.

Gjatë monitorimeve në subjekte të ndryshme ushqimore Z. Lili pa nga afër zbatimin e masave të kërkuara me ngulm për përballimin sa më efektiv të kësaj situate, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të tyre si dhe ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj kujtdo që nuk i zbaton ato.

Kontrollet dhe monitorimet e njëpasnjëshme do të vijojne çdo ditë pa tolerim tek të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor ku zbatimi i masave anti COVID, por edhe zbatimi i kërkesave ligjore për ushqim të sigurt do të jenë fokusi kryesor.

Asnjë shkelje dhe asnjë shkelës nuk do të tolerohet!

#BashkëiaDalim

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.