AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin, tre masa administrative me “gjobë” në Durrës pasi u gjendën produkte pa kondraetiketë në gjuhë shqipe

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, kontrollet zyrtare dhe monitorimet në kuadër të Taks Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 303 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Gjatë kontrolleve të kryera në Durrës, janë dhënë tre masa administrative “gjobë” me vlerë totale 200,000 lekë, pasi në momentin e inspektimit, në këto subjekte janë gjendur produkte ushqimore të papajisura me kondraetiketë në gjuhën shqipe, si dhe është bërë bllokimi i sasisë prej 127.1 kg produkte të ndryshme ushqimore deri në pajisjen e tyre me kondraetiketë konform kërkesave ligjore.

Gjatë monitorimeve në Shkodër, Fier dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancim fizik , mungesën e xhamit mbrojtës apo afishim posterash.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.