AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin, masa administrative “paralajmërim” dhe asgjësim produktesh në Tiranë dhe Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin, masa administrative “paralajmërim” dhe asgjësim produktesh në Tiranë dhe Shkodër, në pjesën më të madhe të qarqeve merren mostra për analizim të mbetjeve pesticide në fruta -perime, analiza mikrobiologjike dhe të plehërave për bimësinë.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimin për masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 116 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Gjatë inspektimeve në Tiranë është marrë 1 masë administrative “paralajmërim”, janë bërë 2 asgjësime në sasinë e 6.367 ton produkte ushqimore si dhe janë marrë 53 mostra në fruta- perime për analizimin e mbetjeve të pesticideve dhe 15 mostra djathë për analizim mikrobiologjik.

Në Shkodër, janë marrë 3 masa administrative “paralajmërim” për mungesë të librezave shëndetësore, gjithashtu janë marrë 5 mostra për analizim në inpute bujqësore.

Janë marrë 20 mostra për analizim mbetjesh pesticide në mollë dhe speca në Korçë, si edhe 6 mostra për analizim në një stabiliment përpunim mishi.

Edhe gjatë inspektimeve në Berat janë marë 5 mostra për analizim të mbetjeve pesticide në sallatë jeshile dhe 3 mostra për plehërat që përdoren për bimët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje të kërkesave të legjislacionit në fuqi është i pranishëm në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme