Veprimtaria inspektuese ditore e DRAKU në qarqe, masa administrative ndaj subjekteve në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Fier

 

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë gjatë ditës së sotme në terren për inspektimin e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në total, janë kryer 125 monitorime/ kontrolle zyrtare në të gjithë vendin. Veprimtaria inspektuese ditore e Drejtorive Rajonale të AKU në Qarqe, si më poshtë vijon:

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të AKU, qarku Tiranë, janë vendosur masat administrative të mëposhtme:

  • 8 masa administrative “Paralajmërim”, 
  • 2 “Ndërprerje aktiviteti” (“Stabiliment peshku” dhe “Pikë tregtare” me paralajmërim), si dhe
  • “Asgjësim” për 29.598 ton produkte ushqimore të papërshtatshme për konsum human.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të AKU, qarku Shkodër, janë vendosur 8 masa administrative “Paralajmërim”, si dhe janë marrë 4 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Nga ane e Drejtorisë Rajonale të AKU, qarku Elbasan,  në një subjekt me aktivitet “Import -eksport i fruta -perimeve”, janë marrë 2 mostra të produktit “kungull” për analizim laboratorik, si dhe sasia prej 920 kg është bllokuar në subjekt,  deri në daljen e rezultatit të analizave. 

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të AKU, qarku Fier, janë marrë për analizim laboratorik: 5 mostra të nënprodukteve të mishit, si edhe 21 mostra të produkteve “fruta-perime” për monitorimin e pesticideve.

Në lidhje me  zbatimin e  masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vërehet sensiblizim në masë të madhe nga ana e subjekteve ushqimore, nëpërmjet përdorimit të maskave, dorezave, dezinfektantëve, mosprerjes së bukës dhe largimit të mjeteve prerëse nga ambientet e punës, si dhe ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë kryerjes së blerjeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme