Veprimtaria ditore inspektuese e AKU, masa administrative ndaj praktikës së tregtimit të bukës së prerë dhe produkteve me etiketë të falsifikuar

 

Gjatë ditës së sotme, trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19.  Veprimtaria inspektuese ditore e AKU, si më poshtë vijon:

  • 105  monitorime dhe kontrolle zyrtare të kryera; si dhe
  • Masa administrative të marra: “Gjobë” me vlerën 50,000 lekë në një subjekt me aktivitet “Furrë bukë” në Tiranë për mosrespektim të aktit normativ, për ndalimin e tregtimit të bukës së prerje, si dhe pesë “Paralajmërime” në Shkodër për prani të mjeteve prerëse të bukës në ambientet e tregtimit deri në largimin e tyre brenda 24 orëve.

Në qarkun e Vlorës dhe të Beratit, në bashkëpunim institucional me organet kompetente të Policisë së Shtetit, janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar, përkatësisht:

  • Në 4 markete të qytetit të Vlorës janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar. Është bërë bllokimi i tyre në subjekte si provë për organet hetimore dhe kthimi i tyre në origjinë.
  • Ndërsa në qarkun e Beratit janë kryer inspektime në 9 subjekte ushqimore, ku në 5 prej tyre janë bllokuar një sasi produktesh ushqimore me etiketë të falsifikuar. Gjithashtu  është kryer bllokimi i këtyre produkteve në subjekte, deri në tërheqje nga tregu.

AKU do të vijojë kontrollet dhe nuk do të tolerojë asnjë tentativë abuzimi si dhe do të bashkëpunojë me këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

Bashkë për Sigurinë Ushqimore!

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme