EFSA/ Ethet afrikane të derrave

EFSA – Ethet afrikane të derrave është nje është një sëmundje virale e derrave dhe derrit të egër që zakonisht është vdekjeprurëse. Nuk ka as vaksina, as kura. Për këtë arsye, ajo ka pasoja të rënda socio-ekonomike në vendet e prekura. Njerëzit nuk janë të ndjeshëm ndaj sëmundjes.

Shenjat tipike janë të ngjashme me ethet klasike të derrave, dhe të dy sëmundjet normalisht duhet të dallohen nga diagnoza laboratorike. Simptomat përfshijnë ethe, humbje të oreksit, mungesë energjie, aborte, gjakderdhje të brendshme, me hemoragji të dukshme në veshë dhe krahë. Mund të ndodhë vdekja e papritur. Llojet e rënda të virusit janë përgjithësisht fatale (vdekja ndodh brenda 10 ditësh). Kafshët e infektuara me shtame të butë të virusit të etheve të derrit afrikan mund të mos tregojnë shenja klinike tipike.

Transmetimi dhe përhapja

Derrat e shëndetshëm dhe derri i eger zakonisht infektohen nga:

  • Kontakti me kafshë të infektuar, përfshirë kontaktin midis derrave ne gjendje të lirë dhe derrit të egër.
  • Gëlltitja e mishit ose e produkteve të mishit nga kafshët e infektuara – mbeturinat e kuzhinës, ushqimi i kafsheve, derri i egër i infektuar (përfshirë te brendshmet).
  • Kontakti me çdo gjë të ndotur nga virusi, siç janë veshmbathja, automjetet dhe pajisjet e tjera.
  • Kafshimet nga rriqrat infektive.
  • Lëvizja e kafshëve të infektuara, produktet e derrit të kontaminuar dhe asgjësimi i paligjshëm i kufomave janë mjeti më domethënës i përhapjes së sëmundjes.

 Ku gjendet?

Ethet afrikane te derrave janë endemike në Afrikën Sub-Sahariane. Në Evropë, ajo ka qenë endemike në Sardenjë për disa dekada. Në vitin 2007 shpërthimet ndodhën në Gjeorgji, Armeni, Azerbajxhan dhe pjesën evropiane të Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Përhapjet në Bashkimin Evropian

Nga Rusia dhe Bjellorusia, sëmundja u përhap në Bashkimin Evropian. Lituania raportoi raste për ethe afrikane në derrin e egër për herë të parë në janar 2014. Polonia pasoi në shkurt 2014 dhe Letonia dhe Estonia në qershor dhe shtator të po këtij viti. Sëmundja vazhdoi të përhapet dhe, në fund të vitit 2019, ajo ishte e pranishme në nëntë shtete anëtare të BE-së: Belgjikë, Bullgari, Sllovaki, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani.

Zhvillimet me te fundit

Në janar të vitit 2020, EFSA publikoi azhurnimin e saj të fundit vjetor mbi praninë e etheve afrikane të derrit në Bashkimin Evropian. Gjatë periudhës së mbuluar nga raporti – Nëntor 2018 deri në Tetor 2019 – Cekia u bë zyrtarisht pa sëmundje. Megjithatë, u konfirmuan si të pranishëm në Sllovaki, që do të thotë se vazhdojnë të jenë nëntë vende të prekura në BE. Zona e prekur e BE-së u zgjerua në mënyrë progresive, duke lëvizur kryesisht në një drejtim jug-perëndimor.

Më poshtë gjeni link të një video të animuar nga EFSA për: Gripi Afrikan i Derrave – si të jemi një hap përpara.

https://youtu.be/eyQ4t1wHl2M

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.