AKU/ Veprimtaria ditore inspektuese, vijojnë monitorimet në terren për garantimin e sigurisë ushqimore

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin pranë subjekteve të ndyshme ushqimore, të lejuara të ushtrojnë aktivitetin në zbatim të masave shtrënguese higjeno-sanitare me qëllim përballimin më të mirë ndaj situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjatë ditës së sotme Autoriteti Kombëtar të Ushqimit ka kryer kryer 89 monitorime në terren, në subjekte të ndryshme si: njesi tregtimi fruta-perime, furra buke, markete, supermarkete, magazina ushqimore, punishte qumështi, njesi tregtimi mishi etj.

Qëllimi kryesor ndaj Operatorëve të Biznesit Ushqimorë, ka qënë udhëzimi i tyre, si:

• Shtim i kujdesit të higjenës në punë;
• Kushtet higjenike gjatë prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore;
• Mbajtja e dorezave, maskave dhe dezinfektimin e ambienteve;
• Respektim i distancës nga klientët;
* Mbulimin e produkteve ushqimore fruta-perime me plasmas të tejdukshëm për të shmangur spërkla të mundshme nga qytetarët si dhe zgjedhjen apo blerjen e këtyre produkteve me dorashka njëpërdorimshe.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i’u bën thirrje të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor ashtu si edhe konsumatorëve që të zbatojnë masat e vendosura në mënyrë që të shmangin çdo përhapje të mundshme të COVID-19 dhe që sëbashku të dalim më të fortë nga kjo betejë.

 

❗️ Frikë Aspak, Kujdes Po

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme