AKU në terren, OBU i përgjigjen thirrjes për mbulimin dhe shmangien e kontaktit direkt me fruta-perimet

 

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për zbatimin rigoroz të masave të marra në kuadër të luftës së pandalur ndaj COVID-19, vihet re se një pjesë e Operatorëve të Biznesit Ushqimor janë ndërgjegjësuar dhe i janë përgjigjur thirrjeve si edhe këshillave që inspektorët e AKU-së po japin në të gjithë vendin.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njësi tregtimi fruta-perime, njesi tregtimi mishi etj., ku theksi vihet pandalim tek forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së COVID-19.

Thirrjes së AKU-së ditën e djeshme që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka, i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përgëzon subjektet që i janë përgjigjur thirrjes nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit si dhe i’u bën thirrje të gjitha subjekteve të tjera që në mënyrë të menjëhershme të vënë në zbatim masat e marra si dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me AKU-në për çdo paqartësi.

Trupat inspektuese të AKU-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit.

 

❗️ Frikë Aspak, Kujdes Po

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme