AKU pjesë e Taksë Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Koronavirusin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pjesë e Taksë Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Koronavirusin do të jetë i pranishëm në të gjithë territorin, për të monitoruar në sektorin ushqimor rregullat e vendosura nga Autoritetet Shëndetësore.

Në kuadër të këtyre masave të marra, ju bëjmë me dije, se mund të na shkruani në cdo moment, masë e marrë për arsye sigurie, në emalin zyrtar info@aku,gov.al, për të denoncuar çdo subjekt ushqimor, të cilët mund të përfitojnë nga situata aktuale, duke u përpjekur të tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta për konsumatorin dhe që nuk zbatojnë kriteret e higjenës, prodhimit, cilësisë, ruajtjes dhe ofrimit të një produkti ushqimor të sigurt drejt konsumatorit.

Për cdo rast abuzimi do jemi prezentë duke iu përgjigjur shqetësimit Tuaj, me prezencën e nje trupe të posacme inspektorësh për parandalimin e abuzimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore edhe në këtë kohë të vështirë që po kalojmë dhe të që të gjithë bashkë, do t’ia dalim mbanë.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme