Bashkëpunim Rajonal në krjimin e lehtësive për biznesin dhe zhvillimin e tregtisë

 

Bashkëpunimi Rajonal ka mbledhur në Ohër, Maqedoni e Veriut  Drejtorë  të Doganave të Rajonit të Vendeve të Ballkanit , por edhe edhe agjencive të tjera që kryejnë aktivitetin  e tyre në Pikat  e Kalimit Kufitar, sic është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit,  me përfaqësi Drejtorin e Përgjithshëm të AKU Z.Robert Lili, me qëllim  rritjen e bashkëpunimit të ngushtë ndëmjet tyre për të bërë progres në bashkëpuniimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor .

Diskutimet në këtë takim u përqendruan në prioritetet e Nënkomitetit të Ceftas për Doganat dhe rregullat e origjinës, që për vitin 2020 do të drejtohet nga Administrata Doganore e Maqedonisë, ku fokusi kryesor lidhet me zbatimin e strategjisë së përbashkët të riskut dhe njohjes reciproke të AEO-ve.( Operatorë të Autorizuar Ekonomikë).

Takimi i Ohrit është i pesti i këtij lloji dhe vjen si vazhdimësi e Takimeve Rajonale Informale të Nivelit të Lartë të Agjencive që operojnë në kufi.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme