Gjatë vizitave të Delegacionit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, për të vëzhguar funksionalitetin e sistemeve të kontrollit të sigurisë ushqimore

Delegacioni i përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Sigurisë  Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite ka vizituar gjatë ditës së sotme disa stabilimente, për të parë nga afër funksionalitetin e sistemeve të kontrollit në Shqipëri, përsa i përket sigurisë ushqimore.

Këto vizita u kryen në një stabiliment të përpunimit të qumështit dhe një stabiliment me aktivitet thertore për të kuptuar se si zbatohen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore dhe përafrimin e tyre me kërkesat e legjislacionit të BE-së.

Gjithashtu është kryer edhe një vizitë në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, nga ku u vëzhgua edhe zbatimi i kërkesave të legjislacionit gjatë procedurës së inspektimit në PIK, për kontrollin e të gjithave produkteve me origjinë shtazore, joshtazore dhe fitosanitare.

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.