Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (15-21 Nëntor).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë :

  •  Janë realizuar 1,979 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

 

  •  Ndër të cilat në terren janë: 458 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 188 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 180 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 342 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jokonform;

 

  • Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1,333 ngarkesa, duke marrë 75 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform;

 

  • Janë vendosur: i) 140 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë 2,300,000 lekë; iii) masë administrative “Bllokim produkti” për 3.3 ton (pije alkoolike, mish, produkte të ndryshme ushqimore si dhe fara me fuqi mbirëse nën normën e lejuar etj); iv) masë administrative “Asgjesim produkti” për 14.3 ton (pije freskuese, mishi, nënprodukte qumështi, ëmbëlsira dhe produkte të tjera ushqimore etj); v) Është vendosur 1 masë administrative “Ndërprerje Aktiviteti” të subjektit;

 

  • 🗂 Janë adresuar 11 kërkesa për notifikimin e 78 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 29 etiketa, ndërsa 49 etiketa janë kthyer për korigjim dhe saktësim,

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme