Veprimtaria Përmbledhëse e Drejtorisë Rajonale të AKU Shkodër (04-06 nëntor)

Sot jemi në Shkodër:

Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër gjatë periudhës 4-6 Nëntor ka kryer veprimtarinë e përmbledhur si më poshtë:

 

📌Janë kryer 118 kontrolle zyrtare në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit​;

 

📌Janë kryer 21 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);

 

📌Janë vendosur 4 masa administrative “gjobë” me vlerë 2.800.000 lekë në total;

 

📌Është vendosur 1 masë administrative “Paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korigjimit të mangësive të konstatuara;

 

📌Janë marrë 14 mostra për kryerjen e 30 analizave laboratorike;

 

📌Është vendosur masa administrative “Bllokim Produkti” për 34 litra pije joalkoolike (pije freskuese) të paetiketuara në gjuhën shqipe dhe pa dokumentacion gjurmushmërie;

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet për qëllimin e përbashkët të sigurisë ushqimore duke garantuar të gjithë konsumatorët për sigurinë e produkteve të cilat konsumojnë. 

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

#BëhudheTiPjesëeSaj!

 

Denonco në:

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagese)    |    tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme