Takim dypalësh mes AKU dhe ISUV

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u zhvillua një takim me përfaqësuesit e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) me fokus dakordësimin e planit vjetor për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave laboratorike.

Nga ana e të dy institucioneve u bë prezantimi i programeve dhe planeve për departamentet dhe sektorët përkatës.

Arritja e një qasjeje të përbashkët ndërmjet dy institucioneve ishte fokusi i takimit në mënyrë që të rakordohen qëndrimet dhe planet e veprimit me qëllimin primar të arritjes së objektivave për garantimin e sigurisë ushqimore. E gjithë kjo do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të kontrolleve zyrtare në terren dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Marrja e mostrave dhe kryerja e analizave laboratorike nga ana e ISUV shërbejnë në mbarëvajtjen e planit vjetor të AKU-së dhe forcimit të mëtejshëm të sigurisë së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.

Në përfundim u dakordësua se hartimi i një plani të efektshëm dhe të zgjeruar në kuadër të kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore të disponueshme do të cojë në rritjen e efektivitetit dhe efiçencës për objektivat e përcaktuara.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.