Veprimtaria e Drejtorisë Rajonale të AKU Vlorë (28-31 Tetor)

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë gjatë periudhës 28-31 tetor, në vijim të kontrolleve rigoroze për të monitoruar zbatimin e plotësimit të kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim të subjekteve dhe ndjekjen e rasteve të ardhura në sajë të bashkëpunimit me qytetarët, ka kryer veprimtarinë e mëposhtme:

  • Janë kryer 46 kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve) dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar,
  • Janë vendosur 9 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera,
  • Mangesitë e konstatuara kanë qenë lidhur me: Mungesën e analizës së ujit, mungesën e librezave shëndetësore të punonjësve, mungesën e certifikatës DDD etj,
  • Është vendosur 1 masë administrative “Gjobë”me vlerë totale 100,000 lekë,
  • Është vendosur masa administrative “bllokim produkti” për 10 kg mish keci,
  • Janë marrë 7 mostra për kryerjen e analizave laboratorike,Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve si dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme