Takim prezantues në kuadrin e Projektit “Food Safety”

 

Gjatë takimit prezantues të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Robert Lili, me Team Leader-in e Projektit “Food Safety” financuar nga BE, Michael Parker, mbajtur ditën e sotme, u diskutuan shtyllat kryesore të implementimit të këtij projekti në Shqipëri 🇦🇱, impaktin e pritshëm në forcimin e sistemeve të Sigurisë Ushqimore dhe mbështetjen që do t’i sigurohet AKU-së gjatë konsolidimit të procedurave, me synimin e përgatitjes së institucionit për arritjen e niveleve europiane dhe zhvillimin e planeve afatgjata 2020-2025.

Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua mbi menaxhimin e situatave dhe qasjes efektive të AKU kundrejt Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe Konsumatorit, bashkëveprimin me aktorë të tjerë të sistemit të Sigurisë Ushqimore në vend, zhvillimin e një platforme për komunikimin e riskut, organizimin e tavolinave kombëtare të rrumbullakëta me pjesëmarrje të gjithë palëve të interesuara , si dhe planin për trajnimin e inspektorët të AKU në funksion të përmirësimit të performancës së tyre.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu vlerësimet e tij për aktivitetet e planifikuara nga ekspertët e Projektit, duke e konsideruar të çmueshme përvojën e tyre në këtë drejtim, si dhe paraqiti vizionin se AKU është në krah të ligjit dhe synon zbatim rigoroz të tij, i cilësoj OBU-të si partnerë, duke i informuar dhe këshilluar mbi detyrimet e tyre, si dhe e vendosi theksin në ndërgjegjësimin e konsumatorit, kryesisht moshave të reja, duke planifikuar në terma afatshkurtër realizimin e një fushate informues dhe sensibilizuese, në bashkëpunim me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të