AKU/ PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARISË JAVORE (27 Qershor – 04 Korrik)

logo AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

 

  • Janë realizuar 1,954 kontrolle zyrtare (inspektime të programuara sipas Planit Vjetor,  inspektime sipas kërkesave për efekt të licencimit, asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit etj),
  • Janë kontrolluar në Pikat e Inspektimit Kufitar 1,304 praktika/ngarkesa me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare,
  • Jane vendosur masat administrative: i) “Bllokim produkti” për 3.05 ton (mish dhe nënprodukte të tij, ëmbëlsira, nënprodukte të qumështit, vezë, pije alkoolike etj); ii) “Asgjësim produkti” për 18.02 ton (ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj),
  • Janë marrë në total 100 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 185 tregues analitik (kontroll zyrtar dhe autokontroll), nga të cilat 6 mostra kanë rezultuar jokonform (për të cilat është vendosur masa administrative “Bllokim/ Agjësim produkti”),
  • Janë vendosur 180 masa administrative “Paralajmërim”, 21 masa administrative “Gjobë” me vlerë 6,860,000 lekë dhe 6 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe, mosplotësimi i detyrave të lëna, mungesë licencimi, mungesë e planit të vetkontrollit (HACCP), mungesë të kushteve higjeno-sanitare etj,
  • Janë ndjekur me prioritet 34 procedura inspektimi per licencim të OBU-ve, ku evidentohen thertore, furra buke, restorante, subjekte për shitje me shumicë dhe pakicë të ushqimeve, stabilimente të përpunimit të qumështit për eksport në vende të BE-së etj,
  • Janë shqyrtuar 31 kërkesa për notifikimin e 301 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 193 etiketa, ndërsa 108 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.