AKU BLLOKON 979 LITRA PIJE ALKOOLIKE, NË PRITJE TË ANALIZAVE LABORATORIKE

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore (pije alkoolike dhe joalkoolike), me qëllim parandalimin e praktikave abuzive, si dhe parandalimin e hedhjes në treg të produkteve të pasigurta për shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër në një subjekt me aktivitet “Bar-Restorant”Mat, u konstatuan 574 shishe vere 700 ml dhe 577 litra raki të cilat kishin mangësi në etiketim, si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

Nisur nga gjetjet e kontrollit të kryer, inspektorët e AKU-së morën mostra për produktet “raki” dhe “verë” me qëllim kryerje e analizave laboratorike në lidhje me përshtatshmërinë e tyre për konsum human.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  2. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për mangësi në etiketimin e produktit,
  3. Bllokim i produkteve në sasinë prej 577 litra raki dhe 574 shishe vere 700 ml, deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare,
  4. Bllokimit të magazinës ku ishin vendosur këto produkte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe siguron se do të parandalojë çdo praktikë që do të shkojë në dëm të shëndetit të konsumatorëve.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme