“Udhëzues për mishin dhe nënproduktet e tij, nga blerja deri në konsumin e tyre”
Mishi është një burim shume i mirë proteinash, acidesh yndyrore, mineralesh dhe vitaminash por nga ana tjetër është një produkt i cili prishet lehtë pasi në kushte të caktuara siguron një mjedis të përshtatshëm për rritjen e mikroorganizmave të ndryshme patogjene.
Përzgjedhja nga konsumatori i mishit apo nënprodukteve te mishit, ruajtja si dhe përgatitja e tij përfshin një sërë faktorësh që lidhen drejtpërdrejtë me sigurinë por edhe me cilësinë e mishit.
Ky udhëzues vjen në ndihmë të konsumatorit me informacione dhe këshilla për mishin nga momenti i blerjes, deri në konsumin e tij.