Sektori i licencimit dhe dokumetacionit të OBU ka në administrim 3 sisteme të cilat lidhen me shërbimet në kompetence të AKU-së nëpërmjet portalit e-Albania, ( sistemi i QKB, SQDNE, dhe AMS).

1. Aplikimet për Licencim.

Titulli i shërbimit: Inspektime tek OBU për pajisen me liçenca, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Përshkrimi i shkurtër i shërbimit: Inspektimi për vlerësimin e kënaqjes së rregullave estandardet të detyrueshme tekniko-teknologjike të pajisjeve dhe mjedisit ku zhvillohet veprimtaria; vendimi i së cilës bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend.

Kosto e shërbimit për aplikim: Kërkesa për aplikim për licencë është pa kosto.

Kostot e këtij shërbimi para marrjes së titullit :Vetëm për veprimtaritë e nënkategorisë II.5.A. (II.5.A1, II.5.A2, and II.5.A3) aplikohet një tarifë me vlerë prej 2000 lekë. Përjashtohet kjo tarifë kur aplikimi kryhet për ndryshime në titull.

Përshkrimi i shërbimit: Veprimtaria e “Prodhimit dhe/ose Tregtimit të ushqimeve”, është kategoria II.1,si dhe II.5. Prodhimi dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehrave kimike dhe/ose produkteve prej duhanëve, sipas shtojcës së Ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Nën Kategoria (Kodi: II.I.A): Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve, me veprimtari specifike:

· Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz (II.I.A.1)

· Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim (II.I.A.2).

Nën Kategoria (Kodi II.I.B): Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz).

Nën kategoria (Kodi II.5.A) prodhimi dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehrave kimike dhe/ose produkteve prej duhanëve.

· “Prodhim i PMB”, me kodin II.5.A.1;

· “Tregtim me shumicë”, me kodin II.5.A.2;

· “Tregtim me pakicë (farmaci bujqësore)”, me kodin II.5.A.3.

Dokumentacioni i nevojshëm: Dorzohet në QKB nëpërmjet portalit e-albania ku meren në shqyrtim paraprak sipas nenit 20 te Ligjit Nr 10 081 ,datë 23.2.2009 “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Hapat e Proçedurës:

Dokumentacioni i aplikimit për liçencim nga OBU, kryhet në QKB (në rrugë elektronike nëpërmjet portalit e-albania)

QKB merr në shqyrtim paraprak kërkesën duke vlerësuar vetëm përmbushjen e kritereve në kompetencë të saj, e bazuar në vetëdeklarimin e kërkuesit dhe/apo dokumentet provuese, Nëse QKB-ja konstaton njërën nga shkaqet e refuzimit, ajo vendos refuzimin përfundimtar të kërkesës. Në rast të kundërt, QKB-ja publikon në regjistër vendimin paraprak të kalimit në fazën e dytë të shqyrtimit dhe ja kalon për shqyrtim nëpërmjet sistetmit Aplikativ Institucionit të AKU-së, që shqyrton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të liçencimit, në kompetencë të Tij. Personat përgjegjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilët kanë akses të drejtpërdrejtë në këtë sistem, printojnë dokumentacionin përkatës për çdo aplikant të publikuar sipas nënkategorive të mësipërme, në dy kopje ku secila shoqërohet me shkresë përcjellëse origjinale të Titullarit të Institucionit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave e standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike dhe kushteve higjieno-sanitare, të pajisjeve dhe mjedisit ku zhvillohet veprimtaria (Për veprimtarinë specifike me kodin II.1.A.1, II.1.A.2 – II.1.B, II.5.A.1; II.5.A.2; II.5.A.3; ).

Kriteret e posaçme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategoritë II.1.A, përcaktohen si më poshtë:

· Vërtetim aplikimi.

· Planimetri.

· Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiencës së personelit Drejtuesi teknik (sipas specifikimeve)

· Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës.

· Vetëdeklarim mbi përshtatshmërinë dhe plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike dhe higjeno-sanitare.

· Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve.

· Çertifikatë për drejtuesin teknik (sipas specifikimeve)

· .Autorizim që vërteton se personi që paraqet kërkesën në emër të subjektit është i autorizuar prej tij për të kërkuar leje.

· Dokument identifikimi i personit të njohur nga ligji që paraqet kërkesën në emër të subjektit.

· Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi.

Kriteret e posaçme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategoritë II.1.B, përcaktohen si më poshtë:

· Vërtetim aplikimi.

· Planimetri.

· Vetëdeklarim mbi përshtatshmërinë dhe plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike dhe higjeno-sanitare.

· Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve.

· Autorizim që vërteton se personi që paraqet kërkesën në emër të subjektit është i autorizuar prej tij për të kërkuar leje.

· Dokument identifikimi i personit të njohur nga ligji që paraqet kërkesën në emër të subjektit.

· Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi.

Kriteret e posaçme të licencimit, dokumentet provuese dhe dokumentet e tjera shoqëruese për nënkategoritë II.5.A. (II.5.A1, II.5.A2, and II.5.A3), përcaktohen si më poshtë:

1. Formular aplikimi.

2. Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi.

3. Planimetri e mjediseve

4. Sipas rastit dokument pronësie dhe/ose përdorimi të ambientit ku do të ushtroj aktivitetin

5. Certifikatë për drejtuesin teknik.

6. Kontratë pune me drejtuesin teknik.

7. Vetëdeklarim për pajisjet, kushtet e magazinimit dhe ruajtja e PMB-ve.

8. Dokument identifikimi i personit të njohur nga ligji që paraqet kërkesën në emër të subjektit.

Kushti i vendimit: lidhur me nënkategorinë II.1.A, afati i marrjes së vendimit është 20 ditë, lidhur me nënkategorinë II.1.B, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë, për nënkategori II.5.A afati i marrjes së vendimit është 15 ditë.

Periudha e vlefshmërisë: Licencat për nënkategoritë II.1.A, II.1.B, II. 5. A janë pa afat.

2. Aplikime për personat/aplikantët të cilët e kanë detyrim ligjor që para regjistrimit në QKR (QKB), si persona fizik, për ushtrimin e veprimtarisë së therjes së kafshëve si dhe të tregtimit të mishit e të nënprodukteve të tij, miratimin paraprak nga AKU-ja.

Përshkrimi i shkurtër i shërbimit Kërkesë aplikimi për regjistrim fillestar si person fizik, bëhet On-Line, në portalin e-Albania. nëpërmjet sistemit SQDNE që administrohet nga AKU-ja, i cili bazohet në kërkesat e Ligjit Nr 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e Ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”

Kosto e shërbimit: Pa kosto.

Përshkrimi i shërbimit: Kërkesë aplikimi për regjistrim fillestar si person fizik, bëhet On-Line, në portalin e-Albania. nëpërmjet sistemit SQDNE që administrohet nga AKU-ja, i cili bazohet në kërkesat e Ligjit Nr 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e Ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”.

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikimi kryhet nëpërmjet portalit e-albania ku meren në shqyrtim paraprak sipas në kërkesat e Ligjit Nr 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e Ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”

Hapat e Proçedurës:

· Nëpunësi i regjistrit të QKB-së vendos refuzimin nëse të dhënat nuk janë të plota apo vijon me publikimin e saj duke ia përcjellë atë për shqyrtim AKU-së, si institucioni përfshirës në këtë proces, në rolin mendimdhënës.

· Shqyrtimi i dokumentacionit, inspektimi në vend për vlerësimin paraprak dhe vendimmarrja nga DRAKU.

· Shqyrtimi, vlerësimi, nënshkrimi elektronik i aktit të titullarit Rajonal përkatës dhe publikimi i tij nga personi përgjegjës në sistemin SQDNE.

Kushti i vendimit: Afati i kthimit të përgjigjes nga AKU është 48 h.

Periudha e vlefshmërisë: Pajisja me Nr Nipt është pa afat.

3. Notifikim Etikete

Ky shërbim u mundëson operatorëve ushqimorë të cilët janë përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, të aplikojnë për notifikimin e etiketës. Bazuar në nenin 36, Ligj nr. 9863/2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar dhe VKM nr.434 datë 11.07.2018 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”, ushqimi që nxirret në treg duhet të pajiset me etiketë dhe referuar VKM së etiketimit, nenin 8, pika 8, përcakton se Operatori i Biznesit Ushqimorë, i cili është përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, bën notifikimin e etiketës pranë Drejtorive Rajonale të AKU-së.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti nëpërmjet portalit të E-albania: Etiketën/etiketat e produktit/ve ushqimore – Raport analizën laboratorike të vlerave ushqimore për produktin/et (përjashtohen vetëm ato kategori produkti të listuara në Shtojcën V të VKM nr.434 datë 11.07.2018 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”).

Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portal; – Zgjidhni shërbimin “Notifikim Etikete”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme; – Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; – Shqyrtimi i etiketës/ve të produktit/ve ushqimore kryhet nga Drejtoria Rajonale e AKU-së nëse është në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.; – Operatori njoftohet nëpërmjet adresës së e-mail rreth përgjigjes së aplikimit. Në mungesë të komenteve të marra nga AKU-ja, etiketa konsiderohet e notifikuar. Në rast së etiketa /t e produktit /ve ushqimor/ re nuk rezulton në përputhje me kërkesat ligjore dhe nga Drejtoria Rajonale e AKU-së propozohen çështje për

përmirësim në etiketë, Operatori i Biznesit Ushqimorë duhet të paraqesë një aplikim të ri me etiketën / at e përmirësuara.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Afati për notifikimin e etiketës nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, e cila është përgjegjëse për shqyrtimin e konformitetit ligjor të etiketës/ ve të produktit / ve ushqimor /e është jo më shumë se 15 ditë kalendarike nga pranimi i kërkesës pranë drejtorisë rajonale të AKU-së. Në rast se AKU-ja propozon çështje për përmirësim në etiketë, etiketa e rishikuar nga operatori i biznesit duhet të notifikohet brenda një afati prej 10 ditësh kalendarike nga pranimi i kërkesës së rishikuar për notifikim.

Periudha e vlefshmërisë

Etiketa/ t e produktit /ve ushqimor/e e notifikuar do të jetë e vlefshme deri në momentin kur ka ndryshim të kërkesave ligjore që sanksionohen nga legjislacioni ushqimor për etiketimin ose në rast së vete Operatori i Biznesit Ushqimorë ndryshon pëmbajtjen e saj.

Kostot

Pa kosto