NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në vijim AKU), të mbledh të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve;
  • Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni, dhënie konsulence, ankesa, etj;
  • Vizitorët në faqen tone;
  • Kontrolluesit që njoftojnë në bazë të Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale; si dhe
  • Kandidatët për punësim, punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish- punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË AKU

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës, i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga Titullari i Institucionit si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit, akt ky i miratuar.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne përpilojmë dhe publikojmë statistika duke treguar informacione të tilla si numri i ankesave që marrim, por jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur”.

Kur japim rekomandime apo vendosim sanksione ndaj kontrolluesit ne mund të publikojmë identitetin e këtij të fundit në raportin vjetor apo në njoftimet periodike për shtyp. AKU në asnjë rast nuk bën një identifikim të tillë përpara se ai të jetë bërë publik.

SHËRBIMET QË OFRON AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është organ publik që organizohet dhe funksionon në mbështetje dhe zbatim të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, ligji i posaçëm në kuadër të sigurisë ushqimore në vend, i cili pasohet me akte nënligjore (VKM Nr. 1081, datë 21.10.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, i ndryshuar, si dhe Urdhra, Urdhëresa, Udhëzime, Rregullore etj.) për Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Bujqësisë, etj.

Veprimtaria inspektuese e AKU- së bazohet dhe në Ligjin Nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, që ndërthuret me Ligjin Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

AKU disponon faqen zyrtare të institucionit www.aku.gov.al. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t` jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

SUBJEKTET TË CILËT “NJOFTOJNË” SIPAS LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që kontrolluesit, qofshin ata publik apo privat, të njoftojnë pranë KDIMDP- së disa informacione specifike sipas një standardi të miratuar nga Autoriteti i Komisionerit. Këto informacione mund të përmbajnë të dhëna personale të personave që janë të ngarkuar nga kontrolluesit për plotësimin e këtij detyrimi, me qëllim autentifikimin e vërtetësisë së deklarimit dhe mbajtjes së kontakteve, me qëllim ezaurimin e kompetencave ligjore që ka Autoriteti i Komisionerit. Kur subjektet plotësojnë formularët e tyre të njoftimit, atyre u kërkohet të japin të dhënat e kontaktit të një anëtari të rëndësishëm të personelit. Autoriteti i AKU- së do t’ a përdor këtë për qëllimet e veta, për shembull kur ne kemi një pyetje në lidhje me një njoftim, por nuk i bën publike këto të dhëna.

Këto të dhëna, të përpunuara në mënyrë automatike (për shkak të sistemit kompjuterik të njoftim regjistrimit) dhe në mënyrë manuale (për shkak të kërkesave ligjore të procedurave administrative), janë të kufizuara në aksesin që kanë një numër i mirëpërcaktuar specialistësh, si dhe ruajtja e konfidencialitetit mbi këto të dhëna është e garantuar me ligj.

Informacioni i marrë nga procedurat e njoftimit më pas bëhet publik, si një kërkesë ligjore, në faqet e Regjistrit të Subjekteve Kontrollues, por në përmbajtje të këtyre faqeve nuk ka të dhëna personale. Të vetmet të dhëna personale që mund të shfaqen në faqet e këtij regjistri janë emrat e subjekteve që me ligj janë të regjistruara si persona fizik dhe që ligjërisht duhet të bëhen publik nëse përpunojnë të dhëna personale.

 Megjithatë, në këto raste, meqenëse regjistri është në dispozicion të publikut, AKU nuk mund të japë asnjë garanci për të dhënat e përmbajtura në të, nëse përdoret nga ata që kanë akses në të.

 Gjithashtu, kur ne të kërkojmë informacion si pjesë e procesit të njoftimit, e kemi bërë të qartë faktin, kur dhënia e informacionit është e kërkuar nga ligji dhe kur është vullnetare.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH- PUNONJËSIT E AKU

Kur persona aplikojnë për t’ u punësuar pranë AKU- së, ne përdorim informacionin për procesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam t’ i përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse (p.sh. Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj. Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna. Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me AKU- në, ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë AKU- së përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

Procedurat e Rekrutimit të AKU- së, pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 16/ 2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, nuk do të kryhen më nga DAP sipas ligjit 152/ 2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe VKM të dala në zbatim të tij, por do të zhvillohen nga institucioni në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të procesit të ristrukturimit të AKU.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

AKU përpiqet të jetë sa më e hapur për t` i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ ju:

  • Japim një përshkrim të tyre;
  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme; si dhe
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë AKU- së, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar AKU. Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një here me Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Ndërgjegjësimit të Konsumatorit pranë AKU- së.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Në shumë rrethana, ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë kur ne hetojmë një ankesë, për shembull, na duhet të ndajmë informacionin personal me subjektin përkatëse dhe me organet e tjera të përfshira. Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

  • Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
  • Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale pa marrë pëlqimin, për shembull për të parandaluar dhe zbuluar një krim dhe për të prodhuar statistika anonime;
  • Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
  • Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt, duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së AKU- së.

ANKESA APO PYETJE

AKU përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e procedurave tona.

Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e AKU- së. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e– mail të AKU- së.

SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e- mail në adresën info@aku.gov.al.