Dokumentacioni i kërkuar gjatë proçedurës së inspektimit nga Sektori i Koordinimit të Kontrollit  në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK)

Dokumentacioni i Unifikuar gjatë proçedurës së inspektimit PIK për: Bimë, Produkte Bimore  dhe Inputeve Bujqësore.

Bimë dhe Produkte Bimore ku përfshihen edhe Frutat dhe Perimet e Freskëta:

  1. Njoftimi paraprak.
  2. Çertifikata Fitosanitare (ÇF) dhe Çertifikate Fitosanitare Rieksporti (Ç.F duhet te jete ne përputhje me aneksin 19, te urdherit 113 date 15.03.2022 “ Per miratimin e Rregullores “ Per masat Mbrojtese kundër dëmtuesve te bimëve”, te Ministrit te Bujqesise dhe Zhvillimit Rural.
  3. Te jetë i pajisur me N.I.P.T.nga Q.K.R (Qendra Kombetare e Regjistrimit ).

P.M.B. (Produkte për Mbrojtjen e Bimëve):

  1. Njoftimi paraprak nga M.B.ZH.R.A.U
  2. Te jete i pajisur me Licence nga Q.K.L.(Qendra Kombetare e Liçensimit).
  3. M.B. te jete ne Listen e P.M.B.-ve te regjistruara. per t'u importuar dhe tregtuar ne Republiken e Shqiperise.
  4. Çertifikate Origjine.
  5. Çertifikate Cilesie.
  6. Etiketa në gjuhen shqipe.

M.M.SH.B.(Material Mbjellës dhe Shumëzues Bimor):

  1. Subjektet te jene te Rregjistruara në regjistrin tregtar me objekt veprimtarie importin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.”
  2. Çertifikata Fitosanitare (ÇF) dhe Çertifikate Fitosanitare Rieksporti (Ç.F duhet te jete ne përputhje me aneksin 19, te urdherit 113 date 15.03.2022 “ Per miratimin e Rregullores “ Per masat Mbrojtese kundër dëmtuesve te bimëve”, te Ministrit te Bujqesise dhe Zhvillimit Rural.
  3. Varietet Farërash dhe Fidanesh të Regjistruar në K.K.( Katalogun Kombëtar të Farërave dhe Fidanëve) ose varietetet që është në proçes regjistrimi në K.K.si dhe formën dhe përmbajtjen e kërkesës për autorizimin e importit të M.M.Sh.B. të çertifikuar jo përfundimisht sipas Udhëzimit Nr. 5.dt.16.02.2012. të Ministrit të Bujqësisë.(i ndryshuar).
  4. Çertifikatë Origjine.
  5. Certifikate Cilesie
  6. Etiketa në gjuhen shqipe.

Per Produktet Pleheruese ( PP):

  1. Çertifikatë Regjistrimi që lëshohet nga M.B.ZH.R. ( Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural).
  2. Çertifikatë Cilësie.
  3. Çertifikatë Origjine.
  4. Etiketa në gjuhen shqipe.

Ambalazh (Lende Druri):

  1. Çertifikatë Origjine
  2. Çertifikatë Fitosanitare (duhet te jete ne përputhje me aneksin 19, te urdherit 113 date 15.03.2022 “ Per miratimin e Rregullores “ Per masat Mbrojtese kundër dëmtuesve te bimëve”, te Ministrit te Bujqesise dhe Zhvillimit Rural.)

Të ndryshme: (Makineri dhe makina të përdorura në bujqësi dhe pylltari).

  1. Çertifikatë Fitosanitare

Dokumentacioni që mbahet nga Inspektori i Mbrojtjes se Bimeve dhe Inputeve Bujqesore gjatë procedurës së inspektimit për bime, produkte bimore  dhe inpute bujqesore:

  1. Raport mbi Kontrollin Zyrtar Fitosanitar ne Pikat e Inspektimit Kufitar.(PIK).
  2. Flete - Shoqeruese, kerkese per analiza laboratorike per diagnostikimin e paraziteve te bimeve/produkteve bimore.( i firmosur nga subjekti importues dhe dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  3. Proces - Verbal mbi Inspektimin e Produkteve per Mbrojtjen e Bimeve (P.M.B ).dhe Produkteve Pleheruese (PP), ( i firmosur nga inspektori që kryen procedurën e inspektimit dhe personi pergjegjes).
  4. Proces-Verbal mbi Inspektimin e Materialit Mbjelles Shumezues Bimor (M.M.SH.B)- ve(i firmosur nga inspektori që kryen procedurën e inspektimit dhe personi pergjegjes)
  5. Fletë - shoqërimi i mostrës në laborator. (i firmosur nga pritësi i mostrës dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit)
  6. Proces -Verbal , Vendim - Bllokimi PIK
  7. Tarifat për llojin e analizimit për mostrën e marrë, të përshkruar në faturën për arkëtim, (të firmosuar nga subjekti dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit)
  8. Mandat pagesa e bankës
  9. Përgjigja e analizave për mostrën e marrë pas përfundimit të analizimit. (i firmosur nga laboratori i analizimit të mostrës dhe i bashkengjitur ne praktike)
  10. Libri i Kontrollit te P.M.B.-ve.ne PIK
  11. Regjistri i Produkteve Pleheruese (PP) .ne PIK
  12. Regjistri manual Fitosanitar ne PIK.

Tarifat :

Udhëzim Nr. 19 Datë 22.11.2022 "Mbi Tarifat e të Ardhurave Dytësore të Aplikueshme nga Institucionet Vartëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural"

TARIFAT QË DO TË APLIKOHEN NGA INSPEKTORËT E MBROJTJES SË BIMËVE DHE INPUTEVE BUJQËSORE NË PIK-E

Në mbeshtetje të Udhëzimit nr.8, datë 08.05.2007 “Mbi të ardhurat dytësore, të aplikushme nga Institucionet vartëse të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, dhe në zbatim të VKM nr. 750, dt.14.07.2010 “Për Miratimin e Rregullave të Inspektimit Karantinor Fitosanitar” Aneksi X. Inspektorët e Inspektimit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Pikat e Inspektimit Kufitar do të aplikoje këto tarifa:

  • Për inspektimin e PMB ne pikat kufitare të hyrjes/produkt;     
  • Për Plehrat e përdorimit për Bujqësinë nuk aplikohen tarifa.
  • Per Makineri dhe makina te perdorura ne bujqesi dhe pylltari nuk aplikohen tarifa.
  • Për bimët produktet bimore dhe objekteve të tjera tarifat që aplikohen, janë tarifat në zbatim të VKM nr. 750, dt.14.07.2010 “Për Miratimin e Rregullave të Inspektimit Karantinor Fitosanitar” Aneksi X.

Në VKM 750, dt.14.07.2010 janë përcaktuar respektivisht tarifa për:

1-Kontroll Dokumentar;  

2-Kontroll Idenditeti;   

3-Kontroll Fitosanitar.

Ju kujtojme se këto tarifa janë të bashkëlidhura dhe nuk mund të ndahen. Kjo do të thotë se nuk mund të bëhet inspektimi karantinor, nëse nuk është kryer më parë, kontrolli dokumentar dhe idenditeti i produkteve.

Ligjet dhe aktet e tjera në fuqi, kërkojnë që të kryhen të  gjitha kontrollet që parashikon VKM-ja e cituar më sipër  në pikat e kalimit kufitar, pamvarësisht nëse  produktet objekt inspektimi janë në regjimin : Export, Import, Tranzit.

Sipas VKM nr. 750, dt.14.07.2010 për regjimin e Tranzitimit të produkteve, mund të mos kryhet inspektimi Fitosanitar, por vetëm kontrolli dokumentar dhe Idenditetit, vetëm nëse plotësohen kushte të caktuar të përmëndura në pikën 9 të VKM-së të cituar më sipër.

Në këtë rast, në raportin fitosanitar që do të plotësohet, do të theksohet fakti që nuk është kryer inspektim fitosanitar, por është kryer vetem kontroll dokumentar dhe Idenditetit, duke dhënë edhe arsyet për mos kryerjen e Inspektimit Fitosanitar.

Në rastet e marrjes së Mostrave, zbatohen procedurat e marrjes së mostrave si dhe plotësohet formularët e miratuar për këtë qëllim dhe mostrat dërgohen në Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve.

Tarifat që aplikohen për të tre shërbimet për  llojet e bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera jepet si më poshtë në zbatim të VKM nr. 750, dt.14.07.2010

ANEKSI X

Tarifat e shërbimit janë: (në lekë)

Shërbimet, Sasia, Çmimi

(a) për kontrollet dokumentare Për ngarkesë 500 lekë

(b) për kontrollet e identitetit Për ngarkesë

- deri te një madhësi e një kamioni, e një vagoni 500

hekurudhe, ose e një kontejneri të një madhësie të

krahasueshme

- më i madh se madhësia e mësipërme 1000

(c) për kontrollet fitosanitare, sipas specifikimeve të

mëposhtme:

- copa, fidanë (përveç materialit riprodhues pyjor), bimë të Për ngarkesë

reja luleshtrydhesh ose perimesh - deri 10 000 në numër  2000 lek

- për çdo 1 000 njësi shtesë 100 lek

- çmimi maksimal 3000 lek

- shkurre, pemë (të ndryshme nga pema e Krishtlindjeve), Për ngarkesë

bimë të tjera drunore nga fidanishtja përfshirë materialin - deri 1 000 në numër 2000

riprodhues pyjor (i ndryshëm nga fara) - për çdo 100 njësi shtesë 100 lek

- çmimi maksimal 3000 lek

- bulba, drithë kokërr, rizoma, tuberë, të planifikuara për Për ngarkesë

  mbjellje (të ndryshëm nga tuberët e patates) - deri 200 kg peshë 2000

- për çdo 10 kg shtesë 100 lek

- çmimi maksimal 3000 lek

- fara, kultura indore Për ngarkesë

- deri 100 kg peshë 500 lek

- për çdo 10 kg shtesë 100 lek

- çmimi maksimal 1000 lek

- bimë të tjera të planifikuara për mbjellje, të pa specifikuara Për ngarkesë

  në këtë tabelë - deri në 5 000 në numër 1000 lek

- për çdo 100 njësi shtesë 100 lek

- çmimi maksimal 2000 lek

- lule të prera Për ngarkesë

- deri në 20 000 në numër 1000 lek

- për çdo 1 000 njësi shtesë 100 lek

- çmimi maksimal 2000 lek

- degë me gjethe, pjesë e konifereve (të ndryshme nga pemët Për ngarkesë

  e prera të Krishtlindjes) - deri 100 kg peshë 1000lek

- për çdo 100 kg shtesë 100

- çmimi maksimal 2000lek

- pemë të prera Krishtlindjesh Për ngarkesë

- deri 1 000 në numër 1000

- për çdo 100 njësi shtesë 100

- çmimi maksimal 2000

- gjethe bimësh, të tilla, si bimë medicinale, erëza dhe Për ngarkesë

  perime gjethore - deri 100 kg peshë 1000

- për çdo 10 kg shtesë 100

- çmimi maksimal  2000lek

- fruta, perime (të ndryshme nga perimet gjethore) Për ngarkesë

- deri 25 000 kg peshë 1000

- për çdo 1 000 kg shtesë 100

- tubera patate Përlot

- deri 25 000 kg peshë 2000

- për çdo 25 000 kg shtesë 2000

- dru (i ndryshëm nga lëvore) Për ngarkesë

- deri 100 m3 vëllim 1000

- për çdo m3 shtesë 100

- tokë dhe terren rritës, lëvore Për ngarkesë

- deri 25 000 kg peshë 1000

- për çdo 1 000 kg shtesë 100

- çmimi maksimal 2000lek

- drithë (kokërr) Për ngarkesë

- deri 25 000 kg peshë 1000

- për çdo 1 000 kg shtesë 100

- çmimi maksimal 4000

- bimë ose produkte bimore të paspecifikuara në këtë tabelë  Për ngarkesë  2000 lek

Kur një ngarkesë nuk përbëhet ekskluzivisht nga produkte sipas përshkrimit në kreun përkatës, ato pjesë që konsistojnë në produkte që vijnë sipas përshkrimit në kreun përkatës (lot ose lote) duhet të trajtohen si ngarkesë e veçantë.

Në lidhje me regjimin e Exportit nga ana e Inspektorëve në PIK, nuk do te mbajne akt-administrativ dhe as nuk do te tarifohen por vetem do te regjistrohen.

Procedurat e kontrollit ne zbatim te mareveshjes se ballkanit perendimor jane si me poshte:

Udhëzimi Nr.3, date 15.03.2022

Pika II.3.Bimet, produktet bimore dhe objekte te tjera.

Pika II.3.3.1. Inspektoret eAKU-se kryejnë ne terminalin e doganës me te afërt jashtë PIK-ut, kontrollin e ngarkesës ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

Pika II.3.3.2. Kontrolli i identitetit dhe kontrolli fizik në terminalin e doganës me te afërt jashtë PIK-ut kryhet duke zbatuar te njëjtat rregulla qe zbatohen gjate kryerjes se këtyre kontrolleve ne PIK.

Pika II.3.3.3. Në rast se paskontrollit të kryer konstatohet përputhshmëri e ngarkesës së importuar me ngarkesat e legjislacionit në fuqi, ngarkesa shkon në vendin e destinacionit dhe inspektori i AKU-së njofton drejtorin rajonal që ngarkesa po shkonnë vendin/pikën e destinacionit.

Pika II.3.3.4. Në rast se pas kontrollit të kryer konstatohet mospërputhshmëri engarkesës së importuar me kërkesat e legjislacionit në fuqi, ngarkesa bllokohet në doganë. Pika e kontaktit të AKU-sënjofton autoritetin e vendit eksportues dhe inspektori i AKU-së sipas rastit kthen në origjinë/asgjëson ngarkesën sipas legjislacionit ne fuqi.

Urdhri Nr. 112, date 15.03.2022, Pika 1.1 Inspektimet e ngarkesave sipas pikës 1 mund të kryhen në pikat e inspektimit kufitar, në vendin më të afërt jashtë pikës se inspektimit kufitar, në terminalin e doganës, si dhe në doganën pranë vendit/pikës së destinacionit në përputhje me llojin e ngarkesës dhe vendin eksportues”.

Dokumentacioni i kërkuar gjatë proçedurës së inspektimit nga Sektori i Koordinimit të Kontrollit  në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK)

Dokumentacioni i kërkuar për importin e produkteve me origjine shtazore.

  1. Njoftimi paraprak i subjektit para mbërritjes së produkteve.
  2. Pjesa e pare e DVIT e plotësuar saktë dhe e firmosur nga importuesi apo përfaqësues i firmës.
  3. Çertifikata Veterinare (shëndetësore-veterinare), në përputhje me legjislacionin (kontrollohet për saktësin e saj, duhet që çertifikata të jetë origjinale). Çertifikata duhet te jete ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen e vendit nga vijne.
  4. Të gjitha subjeket importuese duhet të jenë të paisura me liçencën përkatëse.
  5. Produkti i cili importohet duhet të jetë i autorizuar dhe të importohet nga një vend i autorizuar për importin e këtij produkti në Shqipëri.
  6. Lista e produkteve kur ngarkesa ka më shumë se një produkt, invoice.

Dokumentacioni i Kërkuar për importin e kafshëve të gjalla

  1. Njoftimi paraprak i subjektit para mbërritjes së kafshëve.
  2. Pjesa i e DVIT e plotësuar saktë dhe e firmosur nga importuesi apo përfaqësues i firmës.
  3. Çertifikatë origjinale veterinare (kontrollohet për  origjinalitetin e saj). Çerifikata duhet te jete ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen e vendit nga vijne.
  4. Të gjitha subjeket importuese të kafshëve të gjalla duhet të jenë të pajisura me liçencën me aktivitet specifik “Tregti me shumicë e kafshëve të gjalla sipas kategorive e nënkategorive përkatëse nga Drejtoria e Bujqësisë së Qarkut përkatës.
  5. Kafshët të cilat importohen në Shqipëri duhet të vijnë vetëm nga vënde eksportuese të aprovuara për import të specieve në Shqipëri.

Dokumentacioni i kërkuar për importin e Pmv-ve

  1. Njoftimi paraprak i subjektit para mbërritjes së PMV-ve
  2. Pjesa i e DVIT e plotësuar saktë dhe e firmosur nga importuesi apo përfaqësues i firmës.
  3. Çertifikata e Tregtisë (lejohet importi vetëm pas lëshimit të çertifikatës së tregtimit për PMV sipas listes se importuesve te PMV)
  4. Çertifikata e analizave (PMV-te duhet të shoqërohen me analizat përkatëse).
  5. Lista e produkteve kur ngarkesa ka më shumë se një produkt, invoice ,

Dokumentacioni që mbahet nga inspektori gjatë procedurës së inspektimit për produktet me origjinë shtazore

  1. DVIT 2 per produktet me origjine shtazore dhe kafshet e gjalla.
  2. Akt-“Marrje-mostre (i firmosur nga subjekti importues dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  3. Akt-bllokimi (i firmosur nga subjekti importues dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  4. Fletë shoqërimi i mostrës në laborator (i firmosur nga pritësi i mostrës dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  5. Tarifat për llojin e analizimit për mostrën e marrë (të firmosuar nga subjekti dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit).
  6. Mandat pagesa.
  7. Përgjigja e analizave për mostrën e marrë pas përfundimit të analizimit (i firmosur nga laboratori i analizimit të mostrës).
  8. Regjistri manual

V.O Dokumentacioni që shoqëron produktin, kafshet e gjalla, PMV-te (Njoftimi paraprak, pjesa e pare e DVIT, Certifikata veterinare origjinale, ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen e vendit nga vijne, Certifikat e analizave per PMV-te, paicking list, invoice), si dhe dokumentacioni që mbahet nga inspektori( DVIT 2 per produktet me origjine shtazore dhe kafshet e gjalla, Akt-“Marrje-mostre”, Akt-bllokimi, Fletë shoqërimi i mostrës në laborator, Tarifat për llojin e analizimit për mostrën e marrë, Mandat pagesa, Përgjigja e analizave për mostrën e marrë pas përfundimit të analizimit) është dokumentacioni i plotë që duhet të jenë të bashkëngjitura dhe të mbahen të arshivuara në PIK.

  • Regjistri i exportit

Udhëzim Nr. 19 Datë 22.11.2022 "Mbi Tarifat e të Ardhurave Dytësore të Aplikueshme nga Institucionet Vartëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural"

TARIFAT QË DO TË APLIKOHEN NGA INSPEKTORËT E INSPEKTIMIT TË USHQIMIT, USHQIMIT PËR KAFSHË ME ORIGJINË SHTAZORE NË PIK-E

Në mbeshtetje të Udhëzimit nr.8, datë 08.05.2007 “Mbi të ardhurat dytësore, të aplikushme nga Institucionet vartëse të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” , Inspektorët e Inspektimit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë me Origjinë Shtazore në Pikat e Inspektimit Kufitar do të aplikoje këto tarifa për produktet ushqimore si më poshtë:

PËR SHËRBIMIN E ANALIZAVE NË LABORATORËT E VETRINARISË

ÇMIMET PËR ANALIZAT LABORATORIKE TË SËMUNDJEVE VIRALE JANË:

ÇMIMET PËR ANALIZAT LABORATORIKE TË SEKTORIT BAKTERIAL

ÇMIMET E ANALIZAVE TË SEKTORIT TOKSIKOLOGJISE DHE KONTROLLIT TË PRODUKTEVE BLEGTORALE JANË:

ÇMIMET E ANALIZAVE MIKROBIOLOGJIKE DHE KIMIKE PËR ÇDO TREGUES TË VEÇANTE QË KRYHEN NË SEKTORIN TOKSIKOLOGJISE E KONTROLLIT TË USHQIMEVE JANË:

Procedurat e kontrollit ne zbatim te mareveshjes se ballkanit perendimor jane si me poshte:

Udhëzim Nr.3, datë 15.03.2022 “Rregullat dhe procedurat e kryerjes së kontrollit zyrtar në doganën më të afërt jashtë PIK-ut dhe në doganën e vendit/pikës së destinacionit, Pika II.2. 3 Kontrolli ne doganë; Pika II.2.3.1. Inspektoret e Akuse kryejnë kontrollin e ngarkesës në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pika II.2.3.2. Kontrolli i identitetit dhe kontrolli f izik në doganë kryhet duke zbatuar të njëjtat rregulla që zbatohen gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve në PIK.

Pika II.2.3.3. Në rast se pas kontrollit të kryer konstatohet përputhshmëri e ngarkesës së importuar me ngarkesat e legjislacionit në fuqi, ngarkesa shkon në vendin e destinacionit dhe inspektori i AKU-së njofton drejtorin rajonal që ngarkesa po shkon në vendin/pikën e destinacionit. Pika II.2.3.4. Në rast se pas kontrollit të kryer konstatohet mospërputhshmëri e ngarkesës së importuar me kërkesat e legjislacionit në fuqi, ngarkesa bllokohet në doganë. Pika e kontaktit të AKU-së njofton autoritetin e vendit eksportues dhe inspektori i AKU-së sipas rastit kthen në origjinë/asgjëson ngarkesën sipas legjislacionit ne fuqi. Urdhër 112, datë 15.03.2022 “Për një shtesë në Urdhrin Nr. 168, Datë 24.05.2012 “Mbi miratimin e Pikave të inspektimit kufitar, ku kryhet inspektimi veterinar, fitosanitar dhe i ushqimit për njerëz dhe kafshë në Republikën e Shqipërisë”; Pas pikës 1, shtohet pika 1.1 Inspektimet e ngarkesave sipas pikës 1 mund të kryhen në pikat e inspektimit kufitar, në vendin më të afërt jashtë pikës se inspektimit kufitar, në terminalin e doganës, si dhe në doganën pranë vendit/pikës së destinacionit në përputhje me llojin e ngarkesës dhe vendin eksportues”.

Dokumentacioni i kërkuar gjatë proçedurës së inspektimit nga Sektori i Koordinimit të Kontrollit  në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK)

Dokumentacioni i kërkuar që shoqëron produktin me origjine jo shtazore gjatë importit

  1. Çertifikata e origjinës;
  2. Raport Analize, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit prej nga ato vijnë;
  3. Fatura doganore.

Dokumentacioni që mbahet nga inspektori gjatë procedurës së inspektimit për produktet me origjinë jo shtazore

  1. Regjistri manual
  2. Akt-Kontrolli (i firmosur nga subjekti importues dhe dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  3. Akt-“Marrje-mostre” (i firmosur nga subjekti importues dhe dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  4. Akt-bllokimi i cili shoqëron produktin në magazinën e subjektit, (në rastet e marjes së mostrës , ose për ndonjë arsye tjetër). (i firmosur nga subjekti importues dhe dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  5. Fletë shoqërimi i mostrës në laborator. (i firmosur nga pritësi i mostrës dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit);
  6. Tarifat për llojin e analizimit për mostrën e marrë, të përshkruar në faturën për arkëtim, (të firmosuar nga subjekti dhe inspektori që kryen procedurën e inspektimit).
  7. Mandat pagesa e bankës;
  8. Përgjigja e analizave për mostrën e marrë pas përfundimit të analizimit. (i firmosur nga laboratori i analizimit të mostrës).

V.O. Dokumentacioni që shoqëron produktin ( Çertifikata e origjinës; Raport Analize në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit prej nga ato vijnë; Fatura doganore) si dhe dokumentacioni që mbahet nga inspektori (Akt-Kontrolli; Akt-“Marrje-mostre”; Akt-bllokimi i cili shoqëron produktin në magazinën e subjektit, në rastet e marjes së mostrës , ose për ndonjë arsye tjetër; Fletë shoqërimi i mostrës në laborator; Tarifat për llojin e analizimit për mostrën e marrë; Mandat pagesa) është dokumentacioni i plotë, që duhet të jenë të bashkëngjitura në praktikën e inspektimit në PIK.

Udhëzim Nr. 19 Datë 22.11.2022 "Mbi Tarifat e të Ardhurave Dytësore të Aplikueshme nga Institucionet Vartëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural"

TARIFAT QË DO TË APLIKOHEN NGA INSPEKTORËT E INSPEKTIMIT TË USHQIMIT, USHQIMIT PËR KAFSHË ME ORIGJINË JO SHTAZORE NË PIK-E

Në mbeshtetje të Udhëzimit nr.8, datë  08.05.2007 “Mbi të ardhurat dytësore, të aplikushme nga Institucionet vartëse të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, ky sektor do të aplikoje këto tarifa për produktet ushqimore si më poshtë:

  1. Për të gjitha produktet ushqimore që merret mostër për analiza Fiziko-Kimike zbatohen këto tarifa për shërbim:

2. Për të gjitha frutat dhe perimet e freskëta merret tarifa 200 lekë, vetëm në rastet kur merret mostër dhe analiza ( organo shqisore) do të kryhet në Laborator.

3. Në asnjë rast nuk duhet të merret mostër dhe të analizohet nga Inspektori, por mostra duhet të dërgohet në laborator për analizim sipas dokumentacionit ligjor që e shoqëron atë në laborator.

4. Për të gjitha ato produkte që udhëzimi parashikon tarifa fikse duhet të merren tarifat fikse pamvarësisht analizave që i bëhen dhe njëkohësisht tarifohet sipas tonazhit referuar pikës 1.

5. Lista e tarifave të përmbledhura për analizat fiziko kimike të disa produkteve të tjera.

Këto tarifa janë fikse dhe duhet të aplikohen kështu fikse në rast se merret moster pamvarësisht se çfarë analizash kryhen.

Kujdes: Këto janë tarifa fikse që duhet të aplikohen për këto produkte ushqimore por përveç tarifave fikse gjithnjë në rast se merret moster aplikohen edhe tarifa në bazë tonazhi që është tarifa e sherbimit për marrjen e mostres sipas pikës 1 në faqen 1.

Procedurat e kontrollit ne zbatim te mareveshjes se ballkanit perendimor jane si me poshte:

Udhezimi Nr.3, date 15.03.2022

Pika II.2. Produktet ushqimore me origjine shtazore, produktet ushqimore me origjinë jo shtazore, ushqimet e përbëra, ushqimet për kafshë.

Pika II.2.3.1. Inspektoret e Aku-se kryejnë kontrollin e ngarkesës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pika II.2.3.2. Kontrolli i identitetit dhe kontrolli fizik në doganë kryhet duke zbatuar të njëjtat rregulla që zbatohen gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve në PIK.

Pika II.2.3.3. Në rast se pas kontrollit të kryer konstatohet përputhshmëri e ngarkesës së importuar me ngarkesat e legjislacionit në fuqi, ngarkesa shkon në vendin e destinacionit dhe inspektori i AKU-së njofton drejtorin rajonal që ngarkesa po shkon në vendin/pikën e destinacionit.

Pika II.2.3.4. Në rast se pas kontrollit të kryer konstatohet mospërputhshmëri e ngarkesës së importuar me kërkesat e legjislacionit në fuqi, ngarkesa bllokohet në doganë. Pika e kontaktit të AKU-së njofton autoritetin e vendit eksportues dhe inspektori I AKU-së sipas rastit kthen në origjinë/asgjëson ngarkesën sipas legjislacionit në fuqi.

Urdheri Nr. 112, date 15.03.2022, Pika 1.1 Inspektimet e ngarkesave sipas pikës 1 mund të kryhen në pikat e inspektimit kufitar, në vendin më të afërt jashtë pikës se inspektimit kufitar, në terminalin e doganës, si dhe në doganën pranë vendit/pikës së destinacionit në përputhje me llojin e ngarkesës dhe vendin eksportues”.