Mishi përfaqësohet nga pjesët e ngrënshme (muskujt dhe organet) të indeve të kafshëve që konsumojnë kryesisht bar (gjedhi, delet, dhitë, derrat, kuajt, buajt, drerët, lepujt, etj). Termi mish i referohet edhe organeve si mëlçia, zemra, gjuha, të cilat nuk janë pjesë e indit muskulor.

Mishi për konsum është një pjesë e rëndësishme e dietës së njeriut, sepse:

  1. Është ushqim i asimilueshëm dhe me përqëndrim të lartë të proteinave të klasit të parë; 
  2. përmban aminoacide të rëndësishme për jetën e njeriut;
  3. Është stimulues i metabolizmit, sepse ka një përmbajtje të lartë proteinike që ndihmon në prodhimin e energjisë dhe nxehtësisë;
  4. Ka një përmbajtje të lartë të yndyrës që ndihmon në qëndrimin më gjatë në stomak, gjë që e bën njeriun të mos ndihet i uritur;
  5. Mbas përpunimit termik të tij ai fiton një aromë që vepron si stimuluese e lëngut gastrik dhe e përgatit stomakun për procesin e tretjes.

 

E ardhmja për mishin dhe produktet e mishit do të varet kryesisht nga:

  • kërkesa e konsumatorëve dhe çmimi,
  • kostoja e prodhimit,
  • efikasiteti i konvertimit të ushqimit,
  • shija e konsumatorëve, dieta, metodat e gatimit,
  • përdorimi i proteinave nga burime joshtazore etj.

 

Kërkesa në rritje për mishin në vendet në zhvillim është kryesisht për shkak të shfaqjes së një trendi të ri: sa më shumë rriten të ardhurat e qytetarëve, aq më shumë ata po përdorin proteina shtazore, veçanërisht proteina me origjinë nga mishi. Është provuar që dieta e balancuar e mishit dhe e ushqimeve me origjinë bimore është ndër më efektivet në ushqimin e popullatës. Mishi dhe përpunimi i tij mund të krijojnë lloje të ndryshme produktesh që maksimalizojnë përdorimin e pjesëve të vlefshme të kafshëve bujqësore dhe që janë të shijshme e tërheqëse për konsumatorët. Avantazhi i mishit dhe i përpunimit të tij është integrimi i indeve të veçanta me një përbërje me vlerë të lartë proteinike. Faktorët ekonomikë të dietës dhe ata sensorikë e bëjnë mishin një nga mekanizmat për plotësimin e ushqimit me proteina shtazore