Qëllimi i këtij manuali është unifikimi i procedurave ku përfshihen vlerësimi i dokumenteve të paraqitura gjatë aplikimit dhe të kontrollit zyrtar për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore për pajisje me licencë që ndiqen nga Sektori i licencimit dhe dokumetacionit të OB dhe Drejtoritë Rajonale me sektorët përkatës të inspektimit: Sektori i Kordinimit të Kontrollit  të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU dhe sektori Sektori i Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Imputeve Bujqësore.

Ky manual synon të vijë në ndihmë të procesit te licencimit, duke shërbyer si një guidë për kuptimin sa më mirë të koncepteve, kërkesave, procedurave dhe hapave për shërbimet që ofrohen nga QKB dhe zbatohen nga AKU si institucioni që ka në kompetencë shqyrtimin, verifikimin/inspektimin, vendimmarrjen për miratimin ose jo të kërkesë aplikimeve për pajisje me licencë, si dhe publikimin e aktit përfundimtar në regjistrin aplikativ, për Operatorët e Biznesit të cilët kërkojnë të pajisen me licencë në fushën e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.

Sektori i licencimit dhe dokumetacionit të OBU është pjesë përbërëse e Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në kontrollin dhe verifikimin e gjithë procesit të licencimit, si dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës, me synim efikasitetin në zbatimin me rigorozitet të legjislacionit përkatës.

Institucion tjetër” është çdo institucion qendror ose i pavarur, që ka kompetenca të caktuara për verifikimin e përmbushjes së kritereve të licencimit/autorizimit/lejimit, si dhe çdo subjekt privat, të cilit i është dhënë, sipas ligjit, një kompetencë e tillë.

Veprimtari” është çdo veprimtari e natyrës tregtare, ekonomike, profesionale apo çdo veprimtari tjetër e ngjashme, që nuk është e natyrës vetjake.

Licencë” është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të fillojë e të ushtrojë tipin e veprimtarisë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në të.

Titullar i licencës/autorizimit/lejes” është personi juridik apo personi fizik, që ka marrë një licencë, autorizim apo leje.

“Kushte të licencimit/autorizimit/lejimit” janë ato kushte, përmbushja paraprake dhe/ose në vazhdimësi e të cilave nga titullari i licencës/autorizimit/lejes është e detyrueshme.

Kritere të licencimit/autorizimit/lejimit” është ajo pjesë e kushteve, nga përmbushja e të cilave bazohet dhënia e licencës/autorizimit/lejes.

Detyrime të licencimit/autorizimit/lejimit” është ajo pjesë e kushteve, që kërkohen të përmbushen përgjatë kryerjes së veprimtarisë, të veprimit apo përdorim it të së mirës publike.

Kritere të licencimit/autorizimit/lejimit” është ajo pjesë e kushteve, nga përmbushja e të cilave bazohet dhënia e licencës/autorizimit/lejes.

Dokument provues” është akti shkresor i një institucioni publik, privat apo akti i përgatitur nga vetë kërkuesi që provon përmbushjen e një kushti licencimi/autorizimi/lejeje. (Specifikisht të përcaktuara në fq. 6 dhe7).

Dokument tjetër shoqërues” është një dokument i detyrueshëm për t’u paraqitur, për pajisjen me licencë/autorizim/leje e që nuk është dokument provues. (Specifikisht të përcaktuara në fq.6 dhe7).

Certifikatë” kupton një dokument ose një bashkësi dokumentesh të lëshuara nga një subjekt publik apo privat, i njohur nga legjislacioni në fuqi, e që shërben/shërbejnë për të provuar plotësimin e kritereve të caktuara të licencimit;

 “Drejtues teknik” funksioni/ne që kanë përgjegjësinë teknike e profesionale, në emër të subjektit që licencohet/lejohet, e që sipas sferës konkrete të veprimtarisë, mund të marrë emërtime të veçanta rast për rast;

Specifikim”, një klasifikim i standardizuar i kategorisë/nënkategorisë së licencës/lejes;

 “Specializim”, një klasifikim i mëtejshëm i standardizuar specifikimi;

Subjekt” personi juridik, tregtar apo jo, ose fizik, i regjistruar paraprakisht në regjistrin tregtar;

 

Procesi i licencimit bazohet në legjislacionin e fushës së ushqimit përkatësisht në kërkesat e nenit 19 “Licencimi dhe regjistrimi i operatorëve, i stabilimenteve ushqimore” të Ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar.

 

Kushtet e posaçme dhe kriteret e licencimit, si dhe dokumentacioni që provon përmbushjen e tyre janë të mirëpërcaktuara në VKM Nr. 538 datë 26.5.2009, “Për Licencat dhe Lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të ligjit Nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisëi ndryshuar, të cilat gjenden në faqen zyrtare të AKU www.aku.gov.al.

 

Licencat sipas fushave dhe kategorive, në kompetencë të institucioneve qendrore, parashikohen në shtojcën që i bashkëlidhet ligjit të licencave dhe është pjesë përbërëse e tij, ku përfshihet edhe grupi 3 në kompetencë të AKU, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve të licencimit, përveçse në vetëdeklarimet dhe dokumentet provuese të paraqitura nga kërkuesi, bazohet edhe në kryerjen e inspektimit.

 

Procedura e shqyrtimit dhe vendimmarrjes për miratimin ose jo të kërkesë aplikimeve për pajisje me licencë për Operatorët e Biznesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit është kompetencë e AKU-së. AKU verifikon plotësimin e kritereve të licencimit, dhe vendimi i saj bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura si dhe në inspektimin në vend për vlerësimin dhe zbatimin e rregullave e standardet të detyrueshme tekniko-teknologjike dhe kushteve higjieno-sanitare.

Hapi A. Aplikimi

Kërkesë aplikimi për licencim nga OB, kryhet në dy mënyra në QKB (në portalin unik qeveritar multifunksional e-albania, portal i cili shërben si një zyrë me një ndalesë për shërbimet on-line të administratës publike, apo edhe me paraqitjen e aplikantit direkt në sportelet e QKB-së, ku bëhet shkarkimin/dorëzimin e dokumentet provuese sipas aktivitetit për të cilin kërkon të licencohet.

Skema 1. Mënyrat e aplikimit

Në rastin e licencave të Grupit 3, nëse pas shqyrtimit të kërkesë aplikimit dhe dokumentacionit përkatës, nëpunësi i regjistrit të QKB-së vendos për refuzimin e saj, refuzimi përfundimtar publikohet automatikisht në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve duke paraqitur edhe arsyet e refuzimit. Nëse nëpunësi i regjistrit vendos për miratimin paraprak të saj, ai/ajo publikon vendimin paraprak në regjistër dhe ia përcjell kërkesën AKU-së si institucioni përfshirës në procesin e shqyrtimit të kritereve për licencat, brenda një afati prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së saj.

Në të gjitha rastet kur kërkohet informim/këshillim nga OB në lidhje me mënyrën e aplikimit për pajisje me licencë, sugjerojmë edhe linkun: https://youtu.be/wObs8nQEqPc

Skema 2. Procedura e vlerësimit

 

Hapi B: Sistemi aplikativ

Publikimi në sistem i informacionit për procedurat, kriteret, dokumentacionin dhe afatet për çdo licencë në kompetencë të AKU

 

Skema 3. Pamje nga sistemi

 

Skema 4. Kategoritë në kompetencë të AKU

 

Regjistri Kombëtar i Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve përmban dokumentacionin sipas rastit për nënkategoritë II.1.A (II.1.A1/II.1A2).

  1. Formular aplikimi.
  2. Planimetri e mjediseve.
  3. Akte që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës.
  4. Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve.
  5. Certifikatë për drejtuesin teknik (sipas specifikimeve)
  6. Kontratë pune me drejtuesin teknik.
  7. Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi.[1]
  8. Autorizim që vërteton se personi që paraqet kërkesën në emër të subjektit është i autorizuar prej tij për të kërkuar leje.
  9. Dokument identifikimi i personit të njohur nga ligji që paraqet kërkesën në emër të subjektit.
  10. Vetëdeklarim mbi përshtatshmërinë dhe plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike dhe higjeno-sanitare të mjediseve dhe pajisjeve.[2]

 

Për nënkategorinë II.1.B.

 

  1. Formular aplikimi.
  2. Planimetri e mjediseve.
  3. Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e këtyre faktorëve.
  4. Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi.[3]
  5. Autorizim që vërteton se personi që paraqet kërkesën në emër të subjektit është i autorizuar prej tij për të kërkuar leje.
  6. Dokument identifikimi i personit të njohur nga ligji që paraqet kërkesën në emër të subjektit.
  7. Vetëdeklarim mbi përshtatshmërinë dhe plotësimin e standarteve tekniko-teknologjike dhe higjeno-sanitare të mjediseve dhe pajisjeve.[4]

 

Për nënkategoritë II.5.A. (II.5.A1, II.5.A2, II.5.A3)

 

  1. Formular aplikimi.
  2. Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Planimetri e mjediseve
  4. Sipas rastit dokument pronësie dhe/ose përdorimi të ambientit ku do të ushtroj aktivitetin
  5. Certifikatë për drejtuesin teknik.
  6. Kontratë pune me drejtuesin teknik[5]
  7. Vetëdeklarim për pajisjet, kushtet e magazinimit dhe ruajtja e PMB-ve.
  8. Dokument identifikimi i personit të njohur nga ligji që paraqet kërkesën në emër të subjektit.[6]

 

Afatet e marrjes së vendimeve për nënkategoritë e mësipërme:

 

Lidhur me nënkategorinë II.1.A, afati i marrjes së vendimit është 20 ditë

Lidhur me nënkategorinë II.1.B, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë

Lidhur me nënkategorinë II.5.A, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë

 

Shtyrja e afatit është e mundur vetëm një herë në bazë të kushteve të parashikuara në legjislacionin e posacëm. Kërkesa për shtyrjen e afatit trajtohet e shqyrtohet njësoj si një kërkesë e re sipas afateve të mësipërme.

 

Hapi C. Shqyrtimi dhe dërgimi i dokumentacionit nga sektori i licencimit.

 

  • Shkarkimi nga sistemi aplikativ i dokumetave provuese dhe shoqëruese;
  • Vlerësimi në kohë dhe me efikasitet i kërkesë aplikimeve të publikuara në sistemin aplikativ të QKB- së bashku me dokumentacionin përkatës;
  • Përcjellja në rrugë elektronike në DRAKU përkatëse dhe përcaktimi i afateve të kthimit të përgjigjes;
  • Protokollimi i gjithë dokumentacionit përkatës së bashku me konfimimi e marrjes së e-mailit nga DRAKU.
  • Në rastet kur kërkesë aplikimi nuk është publikuar i plotë në sistemin aplikativ të QKB-së, dhe nuk është në përputhje me kërkesat ligjore, vihet ne dijeni DMMKKZ dhe njoftohet QKB në rrugë elektronike.
    • Më pas hartohet shkresa refuzim kërkese nga sektori i licencave dhe akti përkatës publikohet në sistem pa u përcjellë si dokumentacion në Drejtoritë Rajonale të AKU-së (model shkrese Aneksi 1);

 

Hapi D. Shqyrtimi i dokumetacionit, inspektimi për licencim dhe vendimmarrja nga DRAKU.

 

  • Kërkesë aplikimet së bashku me dokumentacionin përkatës shqyrtohet dhe verifikohet paraprakisht nga trupa inspektuese që autorizohet për kryerjen e inspektimit.
  • Procedura e inspektimi jashtë programit (me kërkesë të vetë OB për pajisje me licencë).
  • Fillon me (lëshimin) gjenerimin e autorizimit të inspektimit nga sitemi e –inspektimit;
  • Autorizimi i inspektimit lëshohet nga Kryeinspektori Rajonal në dy kopje, e firmosur dhe e vulosur nga ky i fundit;
  • Autorizimi përmban të dhënat e subjektit i cili do të inspektohet, emrat e nominuar të inspektorëve pjesmarrës në këtë inspektim, si dhe objektin e inspektimit;
  • Inspektorët paraqiten në subjekt tek personi përgjegjës duke u prezantuar me anë të dokumentit të institucionit të cilit i përkasin (në këtë rast DRAKU-së përkatëse), si dhe me autorizimin e inspektimit;
  • Fillojnë procedurën e inspektimit me inspektimin në vend, gjatë të cilit shoqërohen nga personi përgjegjës i subjektit/drejtuesi teknik;
  • Vazhdojnë me kontrollin dokumentar të subjektit;
  • Pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimin në vend, trupa inspektuese plotëson online në sitemin e –inspektimit të gjithë proçedurën e inspektimit;
  • Fillohet me plotësimin e listë verifikimit përkatës. Plotësohen të gjitha rubrikat e përcaktuara me PO ose JO, si dhe mund të plotësohet rubrika Komente për të dhëna më të detajuara;
  • Vijon me plotësimin e procesverbalit të inspektimit i cili përfundon me plotësimin e rubrikës vendimi përfundimtar dhe citohet baza ligjore përkatëse;
  • Në rastet e plotësimit të kushteve dhe kritereve të licencimit:
  • Për sektorin e KKUUKOBU citohet kjo bazë ligjore: Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar, ligji nr.10433, datë 16.6.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë, ligji nr.10081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, VKM-ja Nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKB dhe disa rregullave të tjera nënligjore të përbashkëta” i ndryshuar
  • Për sektorin KMBIB citohet kjo bazë ligjore: Ligji Nr. 105/2016 datë 27.10.2016 “Për Mbrojtjen e Bimëve”.
  • Në rastet e mos plotësimit të kushteve dhe kritereve të licencimit specifikohen arsyet e refuzimit së bashku citimin e referencave ligjore përkatëse;
  • Plotësohet vendimi përfundimtar i inspektimit;
  • Të gjitha aktet firmosen nga trupa inspektuese dhe përfaqësuesi i subjektit. Në rastet e mos nënshkrimit nga përsoni përgjegjës, jepet dhe arsyeja;
  • Pas marrjes së vendimit nga trupa inspektimit, drejtori Rajonal shqyrton nëse e gjithë procedura është ndjekur e rregullt, nëse janë respektuar afatete e përcaktuara ligjore dhe nëse janë verifikuar shënimet përkatëse që mund të shoqërojnë dokumentacionin për licencim të ardhur nga sektori i licencimit dhe dokumentacionit të OB;
  • Hartimi i shkresës kthim përgjigje sipas formateve të përcaktuara në anexin 1;
  • Dërgimi i gjithë akteve në rrugë zyrtare.

 

Hapi D. Shqyrtimi i dokumetacionit dhe publikimi i aktit përfundimtar nga sektori i licencimit.

  • Marrja në dorëzim nga DMRKKZ i gjithë praktikës së protokolluar së bashku me kartelën shoqëruese ku përcaktohet afati prioritet (3 ditë);
  • Shqyrtimi i praktikës e cila përmban:
  • Shkresën “Kthim përgjigje” të Drejtorit Rajonal DRAKU;
  • Autorizim inspektimi;
  • Listë verifikimin përkatës;
  • Procesverbal inspektimi;
  • Vendimi përfundimtar i inspektimit.
  • Në rastet e konstatimit të problematikave, përcjellja e tyre në rrugë elektronike dhe marrja e sqarimeve përkatëse (të gjitha i bashkëngjiten praktikës përfundimtare);
  • Përgatitja e Memos për dijeni, Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me praktikën e inspektimit sipas kërkesë aplikimit përkatës;
  • Konceptimi i shkresës miratim/refuzim kërkese sipas formatit zyrtar (dy kopje);
  • Nënshkrimi i shkresës nga Inspektori i sektorit të licencimit dhe dokumentacionit të OBU/përgjegjës i sektorit të licencimit dhe dokumentacionit të OBU/drejtori i drejtorisë së MRKKZ, si dhe nga titullari i institucionit dhe protokollimi i saj;
  • Akti i titullarit që është vendimi i miratimit/ refuzimit publikohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave, në rastin e vendimit të refuzimit publikohen dhe arsyet përkatëse. Vetëm mbi këtë bazë QKB-ja njeh shprehjen e vullnetit të institucionit tjetër.

 

Hapi E. Raste të veçanta

 

  • Tarifë e posaçme

Për disa licenca dhe leje të Grupit 3, që i përkasin kategorisë II 5A, legjislacioni ka parashikuar tarifë të posaçme në vlerën 2000 lekë. Në rast se aplikohet kjo tarifë dhe kërkuesi nuk paraqet provën e pagesës brenda afatit 30 ditor (ditë kalendarike) nga publikimi i vendimit të miratimit, titulli vlerësohet automatikisht i revokuar, referuar nenit 29 pikës 2 gërma b) e ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar nenit 24 të po këtij ligji, pika 4. Nëse aplikohet një taksë apo tarifë dhe kërkuesi nuk paraqet provën e pagesës brenda afatit 30 ditë kalendarike nga publikimi i vendimit të miratimit, titulli vlerësohet automatikisht i revokuar dhe QKL-ja bën shënimin përkatës në regjistër, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm.

 

  • Aplikimi në rastet e refuzimit të kërkesës së mëparshme

Në rast të refuzimit të kërkesës për pajisjen me licencë, subjekti pasi të ketë korrigjuar shkaqet e refuzimit të kërkesës së mëparshme, ka të drejë të aplikojë përsëri për licencë sipas aktivitetit specifik. Riparaqitja e kërkesës pas refuzimit trajtohet si kërkesë e re, me të njëjtat kushte dhe procedura të aplikuara edhe për kërkesën e mëparshme, sipas kërkesave të pikes 4 të Nenit 22 “Përmbajtja e vendimit dhe miratimi i heshtur” të ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

  • Aplikimi për ndryshim

 

Përgjatë ushtrimit të aktivitetit, mund të ndodhin ndryshime faktike të të dhënave të përcaktuara në titull, të cilat mund të prekin ose jo kriteret e licencimit. Në çdo rast subjekti duhet paraqitet në QKB, për të aplikuar për ndryshim të titullit të licencës sipas kërkesave të nenit 27 “Ndryshimi i të dhënave të titullit, që kanë të bëjnë me kriteret” të ligjit Nr.10 081, Datë 23.2.2009 Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë.

Në rastet kur gjatë shqyrtimit të këkesës për ndryshim në licencë, rezulton se nuk plotësohen kushtet dhe kriteret përkatëse, akti i refuzimin revokon automatikisht titullin e licencës në zotërim, sipas kërkesave të pikës 5 të nenit 27 “Ndryshimi i të dhënave të titullit, që kanë të bëjnë me kriteret” të ligjit Nr.10 081, Datë 23.2.2009 Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë.

  • Vlefshmëria e licencës

 

Vlefshmëria e një licence si rregull është pa afat, me përjashtim të rasteve kur ligji sektorial parashikon ndryshe. Megjithatë, OB ka detyrimin të plotësojë kriteret e licencimit dhe detyrimet ligjore në fuqi, përgjatë gjithë vlefshmërisë së licences, sipas kërkesave të nenit 11 “Parimet për përcaktimin e afateve të vlefshmërisë së licencës, autorizimit dhe lejes” të ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

 

  • Tërheqje e kërkesë aplikimit.

Në rastet e tërheqjes së kërkesë aplikimeve nga vetë subjekti, njoftim i cili bëhët nga QKB-ja në rrugë elektronike, sektori i licencimit njofton DRAKU përkatëse për ndërprerjen e këtij procesi dhe mos procedim të mëtejshëm në sistemin e QKB-së. Kjo referuar kërkesave të nenit 55 “Fillimi i efekteve”, të ligjit Nr.10 081, datë 23.2.2009 “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përkatësisht pikës 3. Institucionet qendrore kompetente për trajtimin e licencave/autorizimeve/lejeve, sipas legjislacionit përkatës, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, vazhdojnë të pranojnë kërkesa dhe t’i trajtojnë ato deri në datën e fillimit të trajtimit nga QKL-ja, sipas pikës 2 të këtij neni. Kërkesat në proces dhe të papërfunduara deri në këtë datë trajtohen nga institucionet përkatëse, në përputhje me procedurën e zbatuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç rastit kur kërkuesi tërheq kërkesën dhe vendos ta paraqesë atë pranë QKL-së.

 

  • Miratimi në heshtje

 

Mospublikimi i përgjigjes brenda afateve të përcaktuara në nenin 20, “Shqyrtimi dhe vendimmarrja për grupin e tretë”, të ligjit Nr.10 081, Datë 23.2.2009 Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, apo kur refuzimi nuk përmban shkakun e refuzimit, vlerësohet si miratim në heshtje i institucionit tjetër.

 

  • Rastet e revokimit të Licencës

 

Titulli i licencës mund të revokohet edhe vullnetarisht nga titullari i licencës, ose nga institucioni tjetër vendimmarrës. Titulli i licencës/lejes mund të pezullohet ose revokohet edhe nga institucionet përgjegjëse revokuese kur ato konstatojnë se subjekti nuk përmbush më kriteret e dhënies së këtij titulli apo shkel detyrimet e përcaktuara në të. Urdhri i pezullimit ose revokimit publikohet në regjistër nga vetë institucioni përgjegjës për pezullimin ose revokimin, ose dërgohet në QKB për publikim, sipas kërkesave të nenit 29 të ligjit Nr.10 081, Datë 23.2.2009 Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pezullon përkohësisht apo i propozon ministrit revokimin e licencës, me kërkesë të operatorëve të biznesit ushqimor apo në rast se gjatë kontrollit rezulton se nuk plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare apo veterinare, sipas kërkesave ligjore të nenit 19 të Ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar.

 

AKU i propozon ministrit për pezullimin dhe /ose revokimin e licencës në rastet kur nuk përmbushen më kriteret e dhënies së licencës apo shkelen detyrimet e përcaktuara në të, si dhe në rastet kur ka një rrezik serioz për shëndetin publik dhe është e nevojshme e urgjente marrja e masave parandaluese, bazuar në pikën 4, nenit 20 të ligjit nr.105/2016 “Për mbrojtjen e Bimëve”

 

Në rastet e revokimeve, sektori i licencimit publikon në regjistrin kombëtar të licencave urdhërin e Ministrit për revokimin përkatës.

[1] Pikat 1,2,3,4,5,6,7 janë akte që i përkasin “Dokumenteve provues” të shpjeguara tek Përkufizimet Fq.1

[2] Pikat 8,9,10 janë akte që i përkasin “Dokumenteve të tjera shoqëruese” të shpjeguara tek Përkufizimet Fq. 2

[3] Pikat 1,2,3, 4 janë akte që i përkasin “Dokumenteve provues” të shpjeguara tek Përkufizimet Fq.1

[4] Pikat 5,6,7 janë akte që i përkasin “Dokumenteve të tjera shoqëruese” të shpjeguara tek Përkufizimet Fq. 2

[5] Pikat 1,2,3,4,5,6 janë akte që i përkasin “Dokumenteve provues” të shpjeguara tek Përkufizimet Fq.1

[6] Pikat 7, 8 janë akte që i përkasin “Dokumenteve të tjera shoqëruese” të shpjeguara tek Përkufizimet Fq. 2

 

 

  • Ligji nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr 131/2015Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”,
  • Ligji nr.10081, datë 23.02.2009Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,
  • Ligji nr. 105/2016 datë 27.10.2016 ”Për Mbrojtjen e Bimëve”.
  • VKM-ja nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKB dhe disa rregullave të tjera nënligjore të përbashkëta” i ndryshuar,
  • VKM-ja 532, datë 11.9.2018 “Për miratimin e rregullave për tregtimin, transportin, ruajtjen dhe magazinimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve”
  • Urdhri nr. 56, datë 06.02.2006 “Mbi Procedurat e dhënies së lejeve tekniko-teknologjike dhe profesionale për prodhimin e produkteve ushqimore”.

Procedura e shqyrtimit dhe vendimarrjes për miratimin ose refuzimin e kërkesë aplikimeve për pajisje me licencë, për Operatorët e Biznesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit dhe mbrojtjes së bimëve është në kompetencë të AKU-së si organ përkatës kontrolli.

AKU kryen verifikimi dhe plotësimin e kritereve të licencimit, dhe vendimi i saj bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura si dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave dhe standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike, kushteve higjieno-sanitare për te gjithë kërkesë aplikimet.

Sektori i Licencimit dhe dokumentacionit të OBU ka akses të drejtpërdrejtë në sistemin aplikativ të QKB-së, ku sipas kategorive të përcaktuara ndiqet procedura, si më poshtë:

  1. Aplikimit për licencim nga OBU, kryhet në sportelet e QKB ose direkt online nga sistemi e-albania, dhe shqyrtim paraprak ku dorëzohet i gjithë dokumentacioni i kërkesës së aplikantit bëhet nga ky institucion (QKB).
  2. Publikimi në regjistrin aplikativ nga QKB për çështjet në kompetencë të AKU-se
  3. Shkarkimi nga sistemi i dokumentacionit të plotë, dërgimi në rrugë elektronike në DRAKU nga sektorët përkatës ku menjëherë konfirmohet marrja e tyre.
  4. Procedura e shqyrtimit, inspektimit dhe vendimmarrjes për miratimin ose jo të kërkesës aplikimeve për licencë bëhet nga DRAKU-se përkatëse dhe kryhet brenda afateve të parashikuara ligjore.
  5. Refuzimi apo miratimi publikohet menjëherë nga AKU në regjistrin informativ me Akt të Titullarit të AKU. Vetëm mbi këtë bazë QKB-ja njeh shprehjen e vullnetit të institucionit tjetër”.
  6. Në rastet e miratimeve, bëhet tërheqja e licencës në sportelet e QKB.
  7. Ne rastet e refuzimeve, OBU ka të drejtën e riaplikimit direkt pas aktit të refuzimit me një kërkesë të re.
  8. Kosto e shërbimit: Pagesa për këtë shërbim kryhet në Qendrën Kombëtare të Licencave (tarifa 100 leke).
  9. Tarifë për licencat e kategorisë II.5.Pagesa për licencat e kësaj nënkategorie kryhet në bankë dhe mandat pagesa prej (2000 lekë) ngarkohet në sistem pas marrjes së statusit miratuar nga ana e Aku-së.

Mbështetur në VKM 538, date 26. 05. 2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta” po rendisim grupin e licencave që inspektohen nëpërmjet AKU, me specifikimet si më poshtë:

Fusha II, USHQIMI DHE SHËNDETI

KATEGORIA II.1 PRODHIMI DHE/OSE TREGTIMI I USHQIMEVE:

1. “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve”, me kodin II.1.A;

a)“Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”, me kodin II.1.A.1;
b) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren
për ushqim”, me kodin II.1.A.2;
c) “Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz)” me kodin II.1.B

2.  Kategoria II. 5, Prodhim dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehërave kimike dhe /ose produkteve prej duhaneve.

Nënkategoria II5 A, Prodhim dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, veprimtaritë:

  1. a) “Tregtim me shumicë të produkteve për mbrojtjen e bimëve(PMB-ve) me kodin II.5.A.2.
    b) “Tregtim me pakicë të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB-ve) me kodin II.5.A.3.
    Afatet e marrjes së vendimeve për nënkategoritë e mësipërme janë:

Lidhur me nënkategorinë II.1.A, afati i marrjes së vendimit është 20 ditë,
Lidhur me nënkategorinë II.1.B, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë
Lidhur me nënkategorinë II.5.A, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë

 

Një subjekt i cili ka përfunduar regjistrimin ne Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), ne fushën e ushqimit ne aktivitetin “Restorant”, është i detyruar te njoftojnë Drejtoritë Rajonale te AKU, për vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyrën e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë me pakicë.

Subjektet që kryejnë aktivitet me pakicë nuk licencohen, pra nuk janë te detyruar te pajisen me licence ne (QKB). Nëse subjekti kryen aktivitet me shumicë është i detyruar qe te beje aplikimi për pajisje me licencë pranë QKB, te cilin mund ta bëjnë online ose direkt ne sportelet e këtij institucioni, ku lista me dokumentet provuese qe duhet te paraqesin është e publikuar ne faqen zyrtare te QKB.

Në lidhje me vendin dhe natyrën e aktivitetit, AKU ushtron kontrollin ne vend për verifikimin e plotësimit te kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit ne fuqi.

Është detyrë e çdo Operatori te Biznesit Ushqimor qe përgatit, përpunon, prodhon, ruan dhe shpërndan, produkte ushqimore ne
mjedise te ushtrimit te aktivitetit me pakice apo shumice, te siguroje zbatimin me rigorozitet te kërkesave dhe kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të higjienës, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, ne ambientet e tij, si dhe dokumentacion te rregullt te produkteve ushqimore sipas këtij legjislacioni:

  • Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar;
    Ligjin Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • VKM Nr. 434, datë 11.07.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”;
  • VKM Nr 760. Date 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshe përgjatë zinxhirti ushqimor”
  • Udhëzimin Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”,
  • Udhëzimin Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”

 

Gjithashtu nga Drejtoria e Shëndetit Publik, personeli që do të punoje ne subjektin ne fjale duhet te pajiset me këtë dokumentacion : Librezë shëndetësore, te detyrueshme për çdo person cili është pjese e personelit qe punon ne fushën e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe analizën e ujit për ngarkesën mikrobiologjike.

Gjithashtu çdo operator biznesi ushqimor duhet te plotësojë:

  • Vendodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin , mjetet e transportit. (nëse bën transport)
  • Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, librezat shëndetësore.
  • Lendet e para, uji, shtesat teknologjike (dokumentacion shoqërues)
  • Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese.
  • Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar.
  • Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim/përpunim.
  • Drejtuesi teknik. (ne raste se kryen aktivitet me shumice)
  • Plani HACCP (ne raste se kryen aktivitet me pakice) Praktikat e mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP).
  • Gjurmueshmërinë.
  • Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve.)