Legjislacioni mbi bazën e të cilit rregullohet procesi i shqyrtimit të konformitetit ligjor të etiketës së produktit ushqimor të ambalazhuar paraprakisht i destinuar për konsumatorin e fundit, duke përfshirë edhe ushqimet e ofruara nga furnizues masivë ushqimesh dhe ushqime të destinuara për furnizim për shërbimin cattering  (notifikimi i etiketës), është si më poshtë vijon:

- Ligj Nr.9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;

- Ligj Nr.87/2013 “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”;

- Ligj Nr. 9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve  me bazë qumështi”; 

- Ligj Nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga rrushi”, i ndryshuar;

- Ligj Nr. 9942, datë 26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të  shkaktuara nga        pamjftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”;

- Ligj Nr. 106/2016 “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”;

- VKM Nr. 434, datë 11.7.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe  informimin e konsumatorit”;

- VKM Nr. 830, datë 18.12.2019 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për grumbullimin, ambalazhimin, transportin, ruajtjen, etiketimin, njoftimin e aktivitetit dhe kontrollin e produkteve biologjike”;

- VKM Nr. 1352, datë 3.10.2008 “Për miratimin e rregullores për parapaketimet”;

- Urdhër Nr. 182, datë 17.3.2016 Për miratimin e rregullores “Për paraqitjen e vlerave ushqimore dhe shëndetësore të produkteve ushqimore”;

- VKM Nr. 407, datë 8.5.2013 “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”;

- VKM Nr. 677, datë 16.10.2019 “Për miratimin e logos kombëtare për produktet me emërtim “Specialitet tradicional i garantuar”;

- Urdhër Nr. 266, datë 29.8.2011 Për miratimin e rregullores “Për industrializimin dhe tregtimin e ujërave minerale natyrale”;

- Urdhër Nr. 482, datë 31.12.2007 “Për ushqimet me ngrirje të shpejtë për konsum njerëzor”;

- Urdhër Nr. 257, datë 11.6.2008 Për miratimin e rregullores “Për produktet e kakaos dhe çokollatës”;

- Urdhër Nr. 301, datë 15.5.2009 Për miratimin e rregullores “Etiketimi, ambalazhimi dhe kushtet e ruajtjes së kripës së jodizuar për konsum njerëzor dhe shtazor”;

- Urdhër Nr.123, datë 30.3.2007 Për miratimin e rregullores “Për mjaltin”;

- Urdhër Nr. 616, datë 27.12.2006 Për miratimin e rregullores “Për ushqimet e përpunuara me bazë drithërat  dhe ushqimet  për fëmijët foshnje dhe fëmijë më të rritur”;

- Urdhër Nr. 456, datë 17.12.2007 Për miratimin e rregullores “Për formulat ushqimore për foshnja dhe formulat rrjedhëse”;

- Urdhër  Nr. 444, datë 7.12.2007 Për miratimin e rregullores “Për lëngjet e frutave dhe produkteve të ngjashme me to”;

- Urdhër Nr. 291, datë 29.9.2009 Për miratimin e rregullores “Për shtimin e vitaminave, mineraleve dhe disa substancave  të tjera të caktuara në produktet ushqimore”;

- Urdhër Nr. 417,  datë 26. 9.2008 Për miratimin e rregullores “Për reçelin e  frutave, xhelet, marmalad dhe  purenë e gështenjave  për konsum njerëzor”;

- Urdhër Nr. 125, datë 30.3.2007 Për miratimin e rregullores “Për disa sheqerna për përdorim njerëzor”;

- Urdhër Nr. 146, datë 29. 4.2009 Për miratimin e rregullores “Për ushqimet  për përdorim në dietat me energji të kufizuar për ulje në peshë”;

- Urdhër Nr. 392 datë 2.12.2009 Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin, përshkrimin dhe paraqitjen e verërave të aromatizuara, pije me bazë vere e aromatizuar dhe koktejle me verë të aromatizuar”;

- Udhëzim Nr. 18, datë 17.11.2010 “Për aditivët ushqimor”;

- Udhëzim Nr. 16, datë 29. 8.2011 “Për aditivët ushqimorë të tjerë nga ngjyruesit dhe ëmbëlsuesit”;

- Udhëzim Nr. 10, datë 25.10.2019 “Mbi mënyrën e etiketimit, paketimit dhe paraqitjes së mishit të gjedhit dhe produkteve të tij”;

- Udhëzim Nr. 12, datë 21.9.2020 “Për kazeinat dhe kazeinatet të destinuara për konsum njerëzor”;

- Udhëzim Nr. 4, datë 21.3.2011 “Për përbërjen dhe etiketimin e produkteve ushqimore të përshtatshme për personat intolerant ndaj glutenit”;

- Udhëzim Nr. 7, datë 14.12.2015 “Për aromatizuesit dhe përbërës të caktuar ushqimorë me veti aromatizuese, të përdorur në prodhimin e produkteve ushqimore”;

- Udhëzim Nr. 1, datë 18.2.2014 “Për enzimat ushqimore”;

- Udhëzim Nr. 21, datë 25.11.2010 “Mbi kërkesat specifike të higjienës dhe kontrollet zyrtare për produktet me origjinë shtazore”;

- Udhëzim Nr. 23, datë 25.11.2010 “Për kërkesat specifike të higjienës për mishin dhe produktet e mishit, duke përfshirë produktet e mishit, mishin e grirë dhe mishin e ndarë në mënyrë mekanike”, i ndryshuar;

- Udhëzim Nr. 25, datë 25.11.2010 “Për kushtet higjienike dhe kontrollet për molusqet e gjalla bivalvore, peshkun dhe produktet e peshkimit”;

- Udhëzim nr. 207/2015 “Për përcaktimin e treguesve të sigurisë dhe cilësisë së miellit të grurit të parapaketuar, për tu shitur tek konsumatori i fundit ose për prodhimin e produkteve të tjera ushqimore”;

- Udhëzim i përbashkët i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 4, datë 31.1.2022 “Për përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurave  mbi përjashtimin nga taksat për qumështin pluhur, për hirrë qumështi dhe krem qumështi të fabrikave të prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe të nënprodukteve të tij”;

- Rregullore Nr. 1/2005 “Mënyrat e zbatimit të rregullores CEE 1907/90 e Këshillit për normat e tregtimit të zbatueshme për vezët”;

- Rregullore Nr.2/2005 “Mbi disa norma për tregtimin e vezëve”.