Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore 2020

Pesë këshillat për një ushqim të sigurtë

Mbajeni ushqimin të pastër

✔ Lani duart përpara trajtimit të ushqimit dhe shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit;

✔ Lani duart pas përdorimit të tualetit;

✔ Lani dhe dezinfektoni të gjitha sipërfaqet dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e ushqimit;

✔ Mbroni zonat e kuzhinës dhe ushqimet nga insektet, dëmtuesit dhe kafshë të tjera.

Pse?

Ndërkohë që shumica e mikroorganizmave nuk shkaktojnë sëmundje, mikroorganizmat e rrezikshëm gjenden më së shumti në tokë, ujë, kafshë dhe njerëz. Këto mikroorganizma mbarten nga duart, copat e pastrimit dhe enët, veçanërisht banakët e prerjes pasi kontakti sa më i vogël mund ti transferojë ato në ushqim dhe mund të shkaktojë sëmundje që derivojnë nga ushqimi.

 

Ndajeni ushqimin e pagatuar nga ai i gatuar

✔ Ndani mishin e pa gatuar, shpendët dhe frutat e detit nga ushqimet e tjera;

✔ Përdorni pajisje dhe enë të veçanta, si thikat dhe banakët e prerjes për përpunimin e ushqimeve të pagatuara dhe lëndëve të para;

✔ Ruajeni ushqimin në enë për të shmangur kontaktin ndërmjet ushqimeve të pagatuara dhe atyre të gatuara.

Pse?

Ushqimi i pagatuar, veçanërisht mishi, shpendët dhe frutat e detit dhe lëngjet e tyre, mund të përmbajnë mikroorganizma të rrezikshme që mund të transferohen në ushqim gjatë përgatitjes dhe ruajtjes.

 

Gatuani me kujdes

✔ Gatuani ushqimin me kujdes, veçanërisht mishi, shpendët dhe frutat e detit;

✔ Supat dhe lëngjet e mishrave duhet të arrijnë zierjen në mënyrë që të garantohet se kanë arritur temperaturën 70°C. Për mishin e shpendëve, sigurohuni qe lëngu i tyre është i qartë dhe jo rozë. Në mënyrë ideale, përdorni një termometër;

✔ Ringroheni me kujdes ushqimin e gatuar.

Pse?

Gatimi i duhur vret pothuaj të gjithë mikroorganizmat e rrezikshëm. Studimet kanë treguar se gatimi i ushqimeve në temperaturën 70°C mund të ndihmojë të siguroheni që është i sigurtë për konsum.

Ushqimet që kërkojnë një vëmendje të veçantë përfshirë mishin e grirë, rosto role, pjesë të mëdha mishi dhe shpendë të tërë.

 

Mbajeni ushqimin në temperatura të sigurta

✔ Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturë dhome për më shumë se 2 orë;

✔ Mbajini në frigorifer të gjitha ushqimet e gatuara dhe ato artikuj që prishen shpejt (e preferueshme nën 5°C)

✔ Ushqimin e gatuar mbajeni të nxehtë (më shumë se 60°C) përpara servirjes;

✔ Mos e ruani gjatë ushqimin as në frigorifer;

✔ Mos e shkrini ushqimin e ngrirë në temperaturë ambienti.

Pse?

Mikroorganizmat mund të shumohen shumë shpejt nëse ushqimi ruhet në temperaturë dhome. Duke e mbajtur në temperaturë nën 5°C ose mbi 60°C, rritja e mikroorganizmave ngadalësohet ose stopohet. Disa mikroorganizma të rrezikshme rriten edhe nën 5°C.

 

Përdorni ujë dhe lëndë të para të sigurta

✔ Përdorni ujë të sigurtë ose trajtojeni atë që të jetë i sigurtë;

✔ Përzgjidhni ushqime të freskëta dhe të plota;

✔ Zgjidhni ushqime të përpunuara për siguri, siç është qumështi i pasterizuar;

✔ Lani frutat dhe perimet, veçanërisht nëse konsumohen të gjalla;

✔ Mos përdorni ushqime përtej datës së skadencës.

Pse?

Lëndët e para, duke përfshirë ujin dhe akullin, mund të jenë të kontaminuara me mikroorganizma të rrezikshme dhe kimikate. Kimikatet toksike mund të formohen në ushqime të dëmtuara ose të mykura. Tregoni kujdes në përzgjedhjen e lëndëve të para dhe masa të thjeshta si larja apo qërimi i tyre mund të reduktojnë riskun.

Njohuri = Parandalim

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme