Në lidhje me raportimet në media mbi një situatë të ndodhur në Kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit, sqarojmë se ka qenë fillimisht NJVKSH (Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor) Gramsh që ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) mbi këtë rast.
Këto institucione po bashkëpunojnë me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës, deri në zbardhjen dhe konkludim të çdo rezultati.
Theksojmë se nga ana e AKU sot, menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale teknike dhe ligjore. Mostrat e marra nga produktet ushqimore janë dërguar për analizat respektive në laboratorin e referencës ISUV, si edhe kontrolli i dokumentacionit është bërë i plotë.
Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU mbetet në mbikëqyrje të të gjithë procesit të rezultateve që priten dhe do të bëjë menjëherë transparent çdo rezultat analitik dhe procedural në vijim.

Komunikim për publikun
Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1,