Informacion për publikun

Në lidhje me lajmet për importet e mishit të shpendëve nga Brazili, AKU siguron konsumatorin dhe më gjerë, se ky Autoritet në bashkëpunim dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrit të MBZHR, sipas komunikimeve periodike me OIE (Organizmi Internacional Epidemiologjik), merr informacionet në kohë reale mbi situatat epizotike të shteteve anëtare, dhe merr masat e menjëhershme për bllokimin e ngarkesave nga vendet e prekura.

E njëjta praktikë është ndjekur edhe me mishin e shpendëve nga shteti i Brazilit, në shërbim të së cilës është nxjerrë Urdhri Nr. 493, datë 21.5.2025, për ndalimin e të gjitha ngarkesave me shpendë të gjallë, zogj 24 orësh, shpendë dekorativë, mish të shpendëve të patrajtuar termikisht, vezët e shpendëve, nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht.

Edhe një herë, sigurojmë konsumatorin se autoritetet kompetente për sigurinë ushqimore janë në ndjekje të situatave duke marrë masat konform praktikave më të mira Europiane dhe në komunikim të ngushtë me to.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme