Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar analizën vjetore për vitin 2024, në prani edhe të Kryeinspektorit të Inspektoriatit Qendror, Z.Shkëlqim Hajdari dhe Drejtuesve të Sigurisë Ushqimore në MBZHR, Z.Martin Mici dhe Znj.Luljeta Çuko.
U bë një pasqyrë e detajuar e kryerjes së detyrave të AKU-së, duke evidentuar problematikat dhe arritjet, në fushën e sigurisë ushqimore, inputeve bujqësore, inspektimet dhe procedurat e marrjes së mostrave.
Me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, AKU për vitin 2025, do të ketë në fokus, përmirësimin cilësor të inspektimeve, inspektimeve online edhe në PIK, kapacitete më të mira laboratorike, si dhe një staf profesionist të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore.
#bashkëpërsigurinëushqimore
