Njoftim për Konsumatorin

Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Conad Albania, mbi tërheqjen nga tregu të produktit “Cremini” 150 g marka Sapori Idee Conad, njoftim ky i bërë nga Conad Adriatica Itali, për tërheqjen nga shitja, pasi në vijim të kontrolleve analitike ka rezultuar me gjetjen e gjurmëve të glutenit në këtë produkt.

Si më poshtë lotet përkatëse dhe datat e skadencave:

LOT P1TBH 30/01/2026

LOT P1S4P 30/01/2026

LOT P1SJY 30/12/2025

Nga verifikimi i kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka rezultuar se në territorin e Shqipërisë është importuar vetëm produkti “Cremini” 150 g, marka Sapori Idee Conad me datë LOT P1SJY 30/12/2025.

I bëjmë thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt me të dhënat nga loti i sipërcituar të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,