Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje. 

Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin, duke evituar rrezikun e panikut dhe atë të disinformimit të qytetarëve.

Në kuadër të transparencës institucionale dhe komunikimin me publikun informojmë se referuar informacionit të ardhur ngasistemi RASFF më datë 10.12.2024, me temë: “Arsenikinorganik mbi limitin e lejuar në ushqim për fëmijë”, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojme se: 

Në muajt Korrik, Gusht dhe Shtator 2024 janë importuar në total 80 pako, ose 16 kg produkt “Crema di Rizo Conad Bio” g200 (krem orizi biologjik për fëmijë).

Nga vetë Operatori i Biznesit Ushqimor (OBU), i njoftuar ngakompania mëmë, jemi njoftuar në datën 05.12.2024, pra 5 (pesëditë përpara njoftimit zyrtar nga sistemi RASFF përtërheqjen e produktit gjendje nga tregu shqiptar dhe afishimin e njoftimit për konsumatorin, të cilët kishin blerë produktin me qëllim kthimin e tij. 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me marrjen e njoftimit pasditene datës 5.12.2024, ka kryer menjëherë kontrollin në subjekt në datën 6.12.2024 duke bllokuar sasinë prej 40 pako (8kg), të tërhequr nga vetë subjekti pasditen e një dite më parë. Gjithashtu, nëpërmjet gjurmueshmerisë u identifikua që produktiishte shpërndarë vetëm brenda rrjetit të njësive të shitjes sësubjektit, i cili njëkohësisht ka kryer edhe njoftimin përkonsumatorin për kthimin mbrapsht të produktit. 

Po në këtë datë: 6.12.2024 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë njoftimin për konsumatorin në linkun https://aku.gov.al/2024/12/06/njoftim-per-konsumatorin-3/, duke tërhequr vëmendjen blerësve të këtij produkti për moskonsumimin dhe kthimin mbrapsht, në faqen zyrtare të Institucionit me numrin e loteve dhe datat e skadencës përkatëse. 

Duke qenë se Njoftimi zyrtar nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF është bërë 5 (pesë) ditë pas njoftimit nga vetë Operatori i Biznesit Ushqimor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontrolluar edhe njëherë pas njoftimit zyrtar të RASFF subjektin dhe ka ri-njoftuar konsumatorin në faqen zyrtare të Institucionit, në linkun https://aku.gov.al/rasff/#. Në njoftim e datës 17.12.2024 është dhënë informacion për pamjen e produktit dhe numrin e Lotit, si dhe duke i bërë thirrje konsumatorëve të cilët e kishin blerëproduktin dhe e kishin ende gjendje ta kthenin pranë pikave tëshitjes së produktit.

Sasia prej 8 kg e produktit qëndron e bllokuar prej dates 5.12.2024 në mjediset e Operatorit të Biznesit Ushqimor, i cili ka detyrim përmbushjen e dispozitave ligjore për asgjësimin, brenda një afati maksimal kohor prej 30 ditësh.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ndjek nga afër cdo situatë përgarantimin e publikut të gjerë, me synim mos cënimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend. Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët dhe cështje e tëgjithëve, ndaj i bëjmë thirrje qytetarëve që të ndërveprojnë dhe të kenë besim tek institucionet përgjegjëse.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të