Informacion për Publikun – Ndjekja e njoftimeve RASSF

Në vijim të njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë- RASFF, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar marrjen e masave dhe veprimeve konkrete duke asgjësuar 20.482 kg Mandarine clementine, ditën e sotme në Qarkun e Fierit, ngarkesë e cila është kthyer nga shteti i Kroacisë. Procedura e asgjësimit është kryer së bashku me praninë e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me praninë e disa mediave të ndryshme.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, përgjatë ditës së sotme u kryen inspektime dhe evidentime të përbashkëta në Fshatin Mursi të Bashkisë së Konispolit, ku ushtron aktivitet kultivues një nga fermerët, i cili kishte asgjësuar produktin mandarinë. Ndërsa për subjektet grumbulluese të rezultuara në shkelje të dispozitave ligjore, është duke u përgatitur dokumentacioni për kallëzim penal të gjetjeve.

Njoftojmë se ngarkesa e tretë e raportuar nga shteti i Kroacisë për mbetje të pesticideve, sipas sistemit RASFF, nuk është kthyer ende në vendin e origjinës.

Për më tepër, me qëllim garantimin e tregut vendas Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nxjerrë në terren grupe të shtuara inspektimi lidhur me tregtimin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, duke konsideruar me risk të lartë zonat e fermerëve të cilët u identifikuan që kishin përdorur pesticide jashtë kritereve të lejuara. Nga inspektimet, deri më tani janë kontrolluar dhe verifikuar 20 subjekte, në të cilat nuk u konstatuan shkelje te dispozitave ligjore.

Lidhur me njoftimet e sistemit alert RASFF, njoftojmë publikun që ditën e sotme nuk ka asnjë njoftim të ri.

Drejtoria e Përgjithshme e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, ka analizuar ndjekjen dhe koordinimin e procesit, duke ngritur një Komision të posatshëm, i cili po verifikon dhe shqyrton gjithë komunikimin sipas protokollit institucional për zinxhirin e komandës dhe reagimit, për marrjen e masave. Deri më tani janë marre tre masa administrative, të shoqëruara me largimin nga puna të tre punonjësve në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Berat.

Informojmë dhe garantojmë qytetarët shqiptarë se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë të gjitha masat e veprimit në kohë dhe trajtimin specifik të çdo rasti, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit vendas.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,