Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Conad Albania, mbi tërheqjen nga tregu të produktit Crema di cereali – riso biologica 200g Conad Baby, njoftim ky i bërë nga Conad Adriatica Itali, pasi ky produkt ka rezultuar me ndotës tej normave të lejuara.
Si më poshtë lotet përkatëse dhe datat e skadencave :
LOT 11341 22/4/2026
LOT 11041 19/4/2026
LOT 11042 19/4/2026
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Operatorin e Biznesit Ushqimor po ndërmerr masat e nevojshme për tërheqjen e produktit nga tregu dhe u bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.
#bashkëpërsigurinëushqimore