NJOFTIM
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Lezhë kërkon të marrë me qira ambiente për zyra
Në bazë të shkresës me Nr. 678 Prot. datë 09.02.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, për marrje me qira ambiente zyrash për akomodimin e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të AKU Lezhë, shkresave me nr.2242 datë 11.11.2024 drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, Entit Kombëtar të Banesave dhe Bashkisë Lezhë shpallim njoftimin:
Ambientet që do të merren me qira nga ana e DRAKU Lezhë duhet që të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë një sipërfaqe me hapësirë jo më pak se 250 m2 dhe jo më shumë se 350 m2;
- Ambientet e reja ku do të akomodohet DRAKU Lezhë duhet të jetë brenda qytetit Lezhë, në afërsi të institucioneve qendrore me të cilat AKU ka bashkëpunim të vazhdueshëm;
- Godina në të cilën do të transferohet AKU të plotësojë kushtet për zhvillim normal të sipas mandatimit që ky institucion ka, pa patuar nevojë për kryerjen e investimeve shtesë;
- Ambienti ku do të akomodohet DRAKU Lezhë të jetë i përshtatshëm me zyra konkretisht:
– Kryeinspektori Rajonal një zyrë;
– Përgjegjësi i sektori të ushqimit një zyre;
– Sektori i Ushqimit i përbërë nga 11 inspektorë të ndahen në dy zyra;
– Sektori i Mbrojtjes së Bimëve i përbërë nga 3 inspektorë në një zyrë;
-Sektori i shërbimeve mbështetëse i përbërë nga një përgjegjës dhe 2 specialistë, në një zyrë;
-Një ambient arkiv – protokoll, një sallë mbledhjeje dhe një magazinë;
- Të ketë ndriçim natyral si dhe të garantohet hapja e dritareve për ajrim;
- Objekti/ambientet duhet të kenë rrjet interneti të instaluar, linjë telefonike si dhe rrjetin e prizave të energjisë elektrike;
- Ambienti i arkivës të garantojë siguri si dhe ajrim/ ose aspirim;
Objekti duhet të ketë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm dhe energji elektrike me matës të dedikuar;
- Objekti duhet të ketë sistem/pajisje kundra zjarrit;
- Ambientet duhet të jenë të lira dhe dorëzimi i objektit do të bëhet brenda 7 ditëve nga njoftimi për lidhje kontrate;
- Ambientet/objekti në total duhet të kenë minimalisht 2 tualete të kompletuara me pajisjet hidrosanitare dhe pajisje;
- Vërtetim nga Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Ujësjellës Kanalizime Lezhë sh.a, që subjekti nuk ka detyrime të palikujduara për objektin;
- Vërtetim nga Dega e Tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
- Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Lezhë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, se nuk ka proces penal, civil apo administrativ ndaj administratorit / pronarit të këtij objekti;
- Aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore;
- Objekti të jetë me dokumente të rregullta ligjore;
- Dokument identifikimi i pronarit të objektit (pasaportë ose kartë identiteti);
- Objekti duhet të respektojë përcaktimet e bëra ne Kodin e Punës i RSH si dhe
aktet nënligjore te marra ne dhe zbatim te tij me;
- Përshtatjen e vendit të punës në të gjitha pjesët përbërëse me natyrën e aktivitetit që do të kryhet;
- Kushtet minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës;
- Qëndrueshmërinë dhe pastërtinë (që muret, dyshemeja, tavanet duhet të jenë të fortë dhe në gjendje të mirë);
- Masat e domosdoshme për mbrojtjen e mjedisit të punës nga ndotja e ajrit, lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet si dhe çdo element të ngjashëm që është i dëmshëm për shëndetin;
Pagesa e qirasë do të bëhet çdo muaj kundrejt lëshimit të faturës tatimore. Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve tatimore do të kryhet nga AKU-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat e tatimet dhe shuma e detyrimeve do t’i zbritet qiradhënësit nga vlera e qirasë.
Objekti që do të merret me qira duhet t’i vihet në dispozicion qiramarrësit brenda 7 ditëve nga njoftimi për lidhje kontrate, me opsion shtyrje edhe për vitet e tjera nëse do të jetë e nevojshme.
Shënim: Dokumentacioni i kërkuar duhet të jetë në formën e tij ligjore (i njehsuar me origjinalin).
Ofertat, me kriteret si më sipër, duhet të paraqiten deri në datën 16. 12. 2024, ora 12.00 në zyrën e protokollit të Drejtorisë Rajonale të AKU Lezhë, në adresën Lagjja Gurra, Blv. “Gjergj Fishta” kullat binjake, Lezhë.
Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin