BTSF trajnim mbi harmonizimin e legjislacionit për agjentët e përmirësimit të ushqimit

Në Budapest të Hungarisë, është zhvilluar nga BTSF (Better Training for Safer Food ) një trajnim në lidhje me kontrollin dhe zbatimin e harmonizuar të legjislacionit të BE-së për agjendët e përmirësimit të ushqimit, me qëllim që të informojë autoritetet rregullatore dhe kontrolluese për qasjen e re të miratuar për vlerësimin, autorizimin dhe kontrollin e aditivëve ushqimorë, aromatizuesve dhe enzimave.

Në këtë trajnim ku merrnin pjesë vendet anëtare të BE-së, kishte pjesëmarrje edhe nga vendet në proces aderimi si Shqipëria, e cila përfaqësohet nga specialistë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, synohet të shpërndahen praktikat më të mira në interpretimin e kategorive ushqimore dhe specifikimet e aditivëve ushqimorë, përdorimin e bazës së të dhënave të aditivëve ushqimorë në BE, si dhe mbi zbatimin e legjislacionit të Agjentëve të Përmirësimit të Ushqimit(FIA), sipas llojit të ndërmarrjeve, operatorëve që përdorin (FIA) në produktet ushqimore, shpërndarësit me shumicë, shitës me pakicë etj.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,