“E drejta për ushqim, për një jetë dhe një të ardhme më të mirë”

Dita Botërore e Ushqimit është një ditë ndërkombëtare që festohet çdo vit në mbarë botën më 16 tetor në nder të datës së themelimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara në vitin 1945. 
Që në 1981, Dita Botërore e Ushqimit ka adoptuar një temë të veçantë për çdo vit për të theksuar fushat, ku është e nevojshme të ndërhyhet dhe t’i jepet një fokus i përbashkët. 

Tema për vitin 2024 është: “E drejta për ushqim, për një jetë dhe një të ardhme të sigurt”.

Kjo ditë na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e transformimit të sistemeve globale të ushqimit për t’i bërë ato më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për një përdorim më të përgjegjshëm të ushqimit, për të adoptuar një dietë të shëndetshme që nga fëmijëria, që ndihmon në kultivimin e mirëqenies personale duke parandaluar shumë patologji metabolike dhe kardiovaskolare.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,