EFSA trajnim mbi konceptet kryesore të vlerësimit të riskut në ushqime

Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore( EFSA) ka zhvilluar gjatë muajit shtator një trajnim me tre module, ku u përfshinë konceptet kryesore që lidhen me riskun, llojin e dëmtuesve, burimet e kontaminimit, karakteristikat e demtuesve si dhe përdorimi i softuerëve të ndryshëm për mikrobiologjinë parashikuese .

Ekspertët e EFSA ndanë me pjesëmarrësit praktikat më të mira bazuar mbi të dhënat shkencore dhe analizat statistikore, gjithashtu u prezantuan koncepte të probabilitetit dhe statistikës, të cilat janë thelbësore për vlerësimin e rrezikut në ushqime.

Në këtë trajnim tre javor, përveç vendeve anëtare të BE-së, merrnin pjesë edhe vende të IPA-as ndërmjet tyre edhe Shqipëria me përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme