Siguria ushqimore në shkolla, AKU vëmendje të shtuar në kultivimin e qytetarëve të informuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me nisjen e këtij vitit shkollor, ka zhvilluar një orë ndërgjegjësuese për sigurinë ushqimore, me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “’Konferenca e Pezës” në kryeqytet.

Qëllimi kryesor i këtyre orëve ndërgjegjësuese për sigurinë ushqimore, janë hapat e rëndësishme në kultivimin e qytetarëve të informuar, por edhe aktivë për ta promovuar sigurinë ushqimore në familjet e tyre e kudo.

Interesi i nxënësve ishte i lartë me pyetjet e shumta rreth kësaj tematike, kryesisht rreth tregtimit ambulant pranë shkollave dhe cilat ushqime janë të shëndetshme për to.

AKU gjatë kësaj periudhe ka intensifikuar kontrollet në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulantë.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,