Siguria ushqimore, AKU me konsumatorët në Dibër

Fushata për ndërgjegjësimin e konsumatorëve, ka vijuar në verilindje të vendit në Dibër.
Në këtë sezon veror, që po shoqërohet edhe me shtimin e lartë të fluksit të turistëve, AKU është kudo pranë konsumatorëve duke synuar dhe nxitur bashkëpunimin për forcimin e sigurisë ushqimore.

U shpërndanë broshura ndërgjegjësuese duke i ardhur në ndihmë konsumatorëve, në orientimin e tyre në blerje të sigurta dhe të shëndetshme, drejt tregjeve dhe subjekteve ushqimore që plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe tekniko-teknologjike.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,